Ibrahimaj: Forcimi i mekanizmave të mbrojtjes ndaj fatkeqësive natyrore, prioritet për stabilitetin ekonomik dhe fiskal

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në forumin mbi “Riskun nga fatkeqësitë natyrore, reziliencën dhe stabilitetin fiskal”, të organizuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në Tiranë.
Forumi mblodhi përfaqësues të institucioneve financiare, autoriteteve rregullatore, industrisë së sigurimeve, sektorit bankar dhe ekspertë ndërkombëtarë, për të diskutuar mbi ekspozimin ndaj fatkeqësive natyrore, menaxhimin e riskut dhe forcimin e mekanizmave të reziliencës ekonomike dhe stabilitetit fiskal.
Në fjalën e saj, Ibrahimaj theksoi se fatkeqësitë natyrore duhet të trajtohen si rreziqe që ndikojnë drejtpërdrejt jo vetëm jetën e qytetarëve, por edhe mirëqenien ekonomike dhe stabilitetin afatgjatë të vendit. Ministrja kujtoi pasojat e tërmetit të vitit 2019, si edhe fenomenet e përsëritura të përmbytjeve dhe zjarreve, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Ministrja nënvizoi se qeveria shqiptare ka ngritur prej disa vitesh një grup teknik, të drejtuar nga Ministria e Financave, për hartimin e ligjit mbi menaxhimin e fatkeqësive natyrore, me fokus të veçantë tërmetet dhe përmbytjet. Sipas Ministres, diskutimet dhe rekomandimet e dala nga forumi do të japin një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e mekanizmave ligjorë dhe institucionalë për përballimin e këtyre rreziqeve.
Duke iu referuar vlerësimeve të Bankës Botërore, ajo theksoi se Shqipëria mbetet ndër vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore në Europë, ku rreth 86% e territorit dhe mbi 88% e popullsisë janë të rrezikuara nga këto fenomene. Ajo solli në vëmendje edhe koston e lartë të tërmetit të vitit 2019 për financat publike, e cila arriti në rreth 1 miliard euro, duke theksuar nevojën për mekanizma të qëndrueshëm mbrojtës dhe instrumente financiare parandaluese.
Ministrja ngriti shqetësimin për nivelin shumë të ulët të sigurimit të banesave dhe bizneseve ndaj rreziqeve nga tërmetet dhe përmbytjet, duke theksuar se kultura e sigurimit në vend mbetet ende e kufizuar. Në këtë kuadër, Ibrahimaj vlerësoi si thelbësor hartimin dhe miratimin e legjislacionit për sigurimin e detyrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore.
“Nuk duhet të përqendrohemi vetëm te politikat afatshkurtra apo afatmesme. Qeveritë duhet të ndërtojnë politika afatgjata që garantojnë stabilitet ekonomik, siguri fiskale dhe qëndrueshmëri për vendin”, u shpreh ministrja.
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme është forcuar disi duke u blerë me 80.9 lekë......
Shtohet interesi për automjete moderne/ Janar-Prill, rritet me 62% regjistrimi i mjeteve të reja në Shqipëri
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se është shënuar rritje e ndjeshme e regjistrimit të mjeteve të gjeneratës së......
Evropianët i kanë sytë nga autonomia - Rënie e ndjeshme e mbështetjes për SHBA
Evropa dhe Shtetet e Bashkuara duket se po largohen pas dekadash bashkëpunimi të ngushtë, pasi gati tre në katër qytetarë të Bashkimit Evropian thonë se......
Banka Qendrore e Serbisë ul parashikimet - Ekonomia pritet të rritet me 3% këtë vit. Shkak, ndikimi i konfliktit në Iran
Banka qendrore e Serbisë (NBS) ka ulur parashikimin për rritjen ekonomike të vendit si për vitin 2026, ashtu edhe për vitin 2027 për shkak të përshkallëzimit......
Turqia, papritur një “ishull” stabiliteti? - Ulje të mëdha taksash dhe stimuj ekonomikë për thithjen e investimeve
Si pasojë e luftës në Iran, në mbarë botën mbizotëron pasiguri Shumë shtete druhen nga një inflacion i zgjatur dhe mungesa e burimeve. Ndërkohë që vendet e......
Nis takimi dyditor Xi Jinping-Trump/ Bashkëpunimi ekonomik, në qendër. Tajvani, tema e nxehtë
Presidenti kinez Xi Jinping i tha homologut amerikan Donald Trump se bisedimet tregtare po bënin përparim në fillim të një samiti dy-ditor të enjten, por......
Mbi 2 mijë biznese të reja u çelën në Prill - 12% më shumë sesa në 2025, dominojnë të vetëpunësuarit
Mbi 2 mijë biznese të reja janë çelur në Shqipëri në muajin Prill 2026, duke shënuar rritje me 12% krahasuar me Prill 2025. Sipas të dhënave nga Qendra......
DPT: Bizneset dhe institucionet duhet të zbatojnë pagesat cashless me POS/POI deri më 30 maj
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka rikujtuar se kanë mbetur edhe 17 ditë nga afati ligjor për përmbushjen e detyrimit për pranimin e pagesave cashless......


