Ibrahimaj dhe Malaj takim zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të dy ministrive për forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri–Poloni

Një delegacion i nivelit të lartë nga Shqipëria zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Polonisë, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe finalizimin e marrëveshjeve të rëndësishme dypalëshe.
Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj, Ministër i Financave, zhvilluan një takim zyrtar me Ministrin e financave të Polonisë, Andrzej Domanski, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë polake.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia strategjike e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë, të cilat janë thelluar ndjeshëm vitet e fundit. Në diskutimet dypalëshe u prezantuan disa tregues të qëndrueshëm të këtij bashkëpunimi, përfshirë:
· Rritjen e importeve nga Polonia me 9.9% në vitin 2025, duke arritur vlerën 216 milionë euro.
· Rritjen e eksporteve shqiptare drejt Polonisë me 6.3% në vitin 2025, duke arritur 26 milionë euro.
· Rritjen e stokut të investimeve polake në Shqipëri, që në tremujorin e tretë të vitit 2025 arritën 101 milionë euro.
· Zgjerimin e pranisë së biznesit polak, me 110 kompani me kapital 100% polak dhe 19 me kapital të përbashkët.
U diskutua gjithashtu nisma për krijimin e Bankës Shqiptare për Zhvillim (BZH), një projekt që po ndërtohet mbi modelin e bankës së zhvillimit të Polonisë, e cila është vlerësuar për sukseset e saj në mbështetjen e zhvillimit ekonomik.
Përfaqësuesit e të dy vendeve shprehën angazhimin për të vijuar bashkëpunimin intensiv mes ekipeve teknike dhe institucioneve përkatëse me qëllim finalizimin dhe zbatimin efektiv të marrëveshjeve dhe projekteve të përbashkëta.

Mallra me vlerë mbi 430 euro në valixhe, detyrim për deklarim - Cilat janë rregullat e taksimit për udhëtarët që hyjnë në Shqipëri?
Me shtimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së pranverës dhe verës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mbi......
Një shtëpi 80 mijë euro? Ja sa të kushton realisht kredia - Analizë/ Komisionet dhe shpenzimet e tjera që rrisin barrën financiare të qytetarit
Sa është interesi dhe kësti mujor për një kredi prej 80,000 eurosh, është pyetja që bëjmë zakonisht kur duam të marrim një kredi për shtëpi. Megjithatë,......
Tjetër vonesë për propozimin “Made in Europe” - Divergjenca të forta mes shteteve anëtare të BE
Komisioni Evropian do të shtyjë përsëri prezantimin e planit të bllokut për të riindustrializuar ekonominë evropiane, tha të hënën kabineti i Komisionerit të......
Sa “rëndon” garderoba në buxhetin familjar? Shqiptarët shpenzojnë 445 milionë euro në vit për veshje
Veshjet nuk janë më vetëm një domosdoshmëri sezonale. Ato janë kthyer në një kategori konsumi që reflekton stil jetese, ndikim trendesh dhe fuqinë blerëse të......
Cilat zona kryesojnë kërkesën e banesave me qira në Tiranë? Studimi i Investropa tregon se ku po zhvendosen të rinjtë dhe familjet
Sipas studimit të fundit nga Investropa, dalin në pah disa të dhëna interesante për sa i përket çmimit dhe kërkesës së tregut të qirave në kryeqytet, ku ka......
Fundoset rruga dytësore në Arrat e Gurrës, bllokohet plotësisht qarkullimi në Dragostunjë të Librazhdit!
Autoriteti i Mbrojtjes Kombetare Civile njofton se segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë, i cili pritej të hapej për qarkullim......
Mbi 32 mijë mjete të kontrolluara në janar - DPSHTRR: Çregjistrohen 882 mjete të amortizuara
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se gjatë muajit janar 2026 janë kontrolluar mbi 32.991 mjete në të gjithë territorin......
Stuhia dimërore godet verilindjen e SHBA - Mbyllen shkollat dhe bllokohen udhëtimet
Fëmijët në pjesë të verilindjes së SHBA-së do të qëndrojnë në shtëpi të hënën, pasi një stuhi e fuqishme dimërore detyroi mbylljen e shkollave dhe i shtyu......


