Ibrahimaj: Brenda korrikut miratohet paketa me 9 ligje për harmonizimin e biznesit shqiptar me BE-në

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se Këshilli i Ministrave ka miratuar tre projektligje të reja që lidhen me procesin e integrimit europian dhe përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian në fushën e shoqërive tregtare.
Në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj sqaroi se nismat janë pjesë e Kapitullit 6 të negociatave me BE-në, që trajton të drejtën e shoqërive, dhe synojnë krijimin e një kuadri ligjor të harmonizuar me acquis-in europian.
Sipas ministres, qeveria po përgatit një paketë me nëntë ligje, e cila pritet të përmbyllet brenda muajit korrik. Këto ndryshime do t'u krijojnë shoqërive tregtare shqiptare mundësi dhe kushte të barabarta me ato të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Njëri prej projektligjeve të miratuara përcakton për herë të parë kuadrin ligjor për statutin e shoqërive europiane, ndërsa dy të tjerët rregullojnë funksionimin e shoqërive europiane të bashkëpunimit dhe grupimeve ekonomike me interes europian.
Ibrahimaj theksoi se projektligjet do t'i kalojnë Kuvendit për shqyrtim gjatë korrikut, ndërsa pjesa tjetër e paketës ligjore është gati dhe pret miratimin përfundimtar nga institucionet e Bashkimit Europian përpara se të depozitohet në Parlament.
Sipas saj, paketa do të lehtësojë bashkëpunimin e bizneseve shqiptare me kompanitë europiane, do të krijojë mundësi për pjesëmarrje në projekte të përbashkëta dhe do të sigurojë trajtim të barabartë për shoqëritë tregtare shqiptare në përputhje me legjislacionin e BE-së.
Humbjet e energjisë në rrjet ulen lehtë - ERE: Në periudhën janar-prill niveli arriti në 16.57%, 0.43% më pak se vjet
Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike vijuan trendin rënës edhe gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2026, duke zbritur në 16.57%, niveli më i......
Shqiptarët, gjithnjë e më shumë online/ Infrastrukturë e fortë digjitale, por sfida mbetet te përballueshmëria
Shqipëria po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e saj në epokën digjitale, sipas vlerësimit të fundit të Mobile Connectivity Index nga GSMA......
Linjë e re 35 kV Kavajë–Rrogozhinë/ OSSH, investim gati 300 milionë lekë. Synohet furnizim më i sigurt
Drejtoria e Tensionit të Lartë OSSH sh.a ka shpallur procedurën e prokurimit për ndërtimin e linjës së re 35 kV Kavajë–Rrogozhinë. Sipas dokumentit të......
Hormuzi, duhet të pastrohen 80 mina - Më pas do të rinisë transporti normal i anijeve
Qendra e ngushticës së Hormuzit është e bllokuar me rreth 80 mina që do të duhet të pastrohen për të rifilluar transporti normal detar, tha organi i pavarur......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë tërë kësaj jave e ka mbyllur këtë periudhë pozitivisht duke regjistruar rritje këtë të premte teksa......
SHBA nisin hetim tregtar ndaj Gjermanisë - Uashingtoni akuzon Berlinin për çmime shumë të ulëta të ilaçeve të reja
Shtetet e Bashkuara kanë nisur një hetim tregtar mbi politikat e çmimeve të barnave në Gjermani. Uashingtoni thotë se dëshiron të shqyrtojë nëse ilaçet......
Ndërpritet funksionimi i Bordit të Transparencës/ Ibrahimaj: Çmimet e karburanteve janë stabilizuar
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se qeveria ka vendosur t’i japë fund funksionimit të Bordit të Transparencës për......
Cilat vende po shtojnë më shumë milionerë? - Çdo ditë 5 persona në Gjermani kalojnë pragun prej 30 milionë dollarë
Pabarazia në pasuri në të gjithë Evropën dhe brenda saj mbetet e theksuar, siç tregohet nga disa tregues. Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore......



