IBAR, te grupi i punës së ambasadorëve të vendeve të BE - Gogu: Amnistia Penale do të ndodhë, është në vlerësim të KE

Në një deklaratë për mediat, ministri i Drejtësisë Toni gogu deklaroi se procesi i njohur si IBAR, Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme, tashmë ka kaluar nga grupi i punës në grupin e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE.
“Në 18 muajt e fundit, 70 institucione janë koordinuar dhe janë dërguar mbi tetë mijë faqe dokumentacion. IBAR është një proces që tashmë ka kaluar nga grupi i punës në grupin e ambasadorëve të vendeve anëtare dhe tregon se procesi po ecën përpara, duke pasur mbështetje faktike dhe institucionale për çdo masë nga ana jonë. Besoj se, në fund të ditës, ky raport, i cili ka vlerësuar masat tona, lidhet me rezultatet që ne duam të shohim në vijim nga sistemi i drejtësisë.”
Sipas ministrit Gogu, amnistia penale është në pritje të vlerësimitnga Komisioni Europian dhe më pas do të nis diskutimi i saj në parlament.
“Është një instrument i politikës sonë penale që u dizenjua për të adresuar disa problematika, në radhë të parë fuqizimin e të drejtave të njeriut dhe kjo ka të bëjë me situatën që kemi me popullimin në burgje. Do të ndodhë, patjetër. Jemi treguar shumë të kujdesshëm që në të gjithë procesin që kemi të avancimit të vendit drejt anëtarësimit, t’i shqyrtojmë prioritetet sipas rëndësisë. Amnistia është në parlament. Pasi të kemi marrë vlerësimin për ‘Themeloret’, do të fillojmë të merremi me amnistinë, me vëmendjen që i takon. Në ditët në vijim, besoj që do të fillojë diskutimi në parlament.”
Në total janë 447 të burgosur që pritet të përfitojnë direkt nga amnistia, ndërkohë që për 853 të burgosur të tjerë do të ketë ulje dënimi. Nga Shërbimi i Provës amnistohen 5,077 të dënuar me masa alternative.
Marketingu në Messenger po fiton më shumë terren/ Platforma vijon zgjerimin, pavarësisht konkurrencës. Meshkujt, audienca kryesore
Messenger po vazhdon të mbetet një nga platformat më të përdorura të komunikimit në Shqipëri, duke ruajtur një audiencë të gjerë dhe aktive edhe në vitin......
Sistemi bankar, drejt standardeve evropiane - Projektligji i BSH/ Mbikëqyrje më e rreptë dhe masa ndaj sulmeve kibernetike
Sistemi bankar në Shqipëri pritet të përballet me një seri ndryshimesh të rëndësishme, që synojnë forcimin e sigurisë financiare, mbrojtjen e kursimeve të......
263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve - Bizneseve u falen 30 milionë euro nëse i shlyejnë brenda vitit
Bizneset, që ndër vite nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre, do të kenë mundësinë të lehtësohen nga çdo gjobë apo kamatëvonese për......
Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve
Jo vetëm vera dhe fundjavat e gjata, por shqiptarët e Kosovës po vazhdojnë ta mbajnë të gjallë turizmin në Shqipëri gjatë gjithë vitit, ndërsa marsi......
Publikohet kalendari i ri shkollor për vitin 2026–2027/ Pushimet, provimet dhe Matura, zbardhen datat e arsimit parauniversitar
Është publikuar struktura zyrtare e vitit shkollor 2026–2027 për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Sipas urdhrit të përbashkët të Ministrisë së......
Nga prosperiteti, në rënie - Çfarë po ndodh realisht me vendet e punës në Gjermani?
Gjermania po përballet me një paradoks. Ndërsa ka paralajmëruar për mungesë të fuqisë punëtore prej vitesh, papunësia po rritet në mënyrë të rrezikshme.......
Energjia e erës, 70 aplikime për centrale - AKBN: Interesi nga investitorët, zonat me potencial me lartë
Teksa vendi ynë ende nuk ka centrale eolike në operim, të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore tregojnë se interesi për investime është rritur.......
Lufta ndryshon hartën e importit të karburanteve/ Arabia Saudite zëvendëson Indinë në periudhën Mars-Prill 2026
Lufta në Lindjen e Mesme po ndryshon hartën e importeve të lëndëve djegëse në Shqipëri, me zhvendosje të dukshme të furnitorëve kryesorë gjatë muajve......


