IA futet në prokurimet publike - Ibrahimaj: Teknologjia do të rrisë transparencën dhe eficencën

Teknologjia dhe inteligjenca artificiale pritet të marrin një rol më të madh në prokurimet publike në Shqipëri. Operator i Blerjeve të Përqendruara dhe Zyra e UNOPS për Shqipërinë dhe Kosovën kanë nënshkruar marrëveshjen “Prokurojmë së bashku për Shqipërinë Evropiane”, me fokus përmirësimin e proceseve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
Në kuadër të marrëveshjes, UNOPS do të ofrojë mbështetje teknike për gjashtë muaj, duke ndihmuar OBP-në në përmirësimin e mekanizmave të brendshëm dhe përafrimin e praktikave me standardet ndërkombëtare.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se digjitalizimi është një nga instrumentet kryesore për rritjen e transparencës dhe luftën ndaj korrupsionit.
Sipas saj, përfshirja e inteligjencës artificiale do të mundësojë automatizimin dhe përmirësimin e proceseve, uljen e kostove dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike.
Ibrahimaj bëri të ditur se objektivi është që inteligjenca artificiale të përfshihet në proceset e prokurimit publik brenda vjeshtës së vitit të ardhshëm, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm në transformimin e sistemit.
Bashkëpunimi me UNOPS synon gjithashtu zhvillimin e blerjeve strategjike dhe përdorimin e zgjidhjeve inovative, me qëllim forcimin e integritetit dhe llogaridhënies në menaxhimin e fondeve publike.
Përfaqësuesit e UNOPS vlerësuan marrëveshjen si një hap drejt proceseve më transparente dhe efikase, ndërsa mbështetja teknike do të fokusohet në forcimin e stafit të OBP-së dhe përmirësimin e performancës së institucionit.
Ministri Salla: Bursa Bujqësore, më shumë alternativa dhe fuqi negociuese për fermerët në shitjen e prodhimit
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi nismën për ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm i ri që synon të ndryshojë mënyrën se......
Ish-qiramarrësit kredi pa interes - Ministrja Ibrahimaj: Aplikimi kryhet në e-Albania
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bën të ditur se ish-qiramarrësit në ish-pronë private do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me 0%......
Serbia shkon në zgjedhje - Vuçiç cakton 25 tetorin për garën e parakohshme parlamentare
Serbia do të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 25 tetor, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiç, i cili pritet të kandidojë për postin e......
Italia, në alarm klimatik - Viti 2026 shënon verën më të nxehtë në 75 vite
Italia ka regjistruar këtë vit verën më të nxehtë që nga viti 1950, me një temperaturë mesatare prej 24.3 gradë Celsius, sipas Institutit për Bioekonominë të......
Zjarret “helmojnë” ajrin - OKB paralajmëron: Nxehtësia ekstreme po rrit ndotjen globale
Zjarret gjithnjë e më intensive dhe valët ekstreme të të nxehtit po kërcënojnë përpjekjet globale për të përmirësuar cilësinë e ajrit dhe për të mbrojtur......
Euro digjitale - Italia kërkon zero tarifa për pagesat nën 10 euro
Italia ka propozuar përjashtimin nga tarifat e transaksioneve me euron digjitale nën 10 euro, në një masë që synon të favorizojë bizneset e vogla. Propozimi......
Kanadaja “godet” SHBA-në/ Hyjnë në fuqi tarifat deri 50% për miliarda dollarë mallra amerikane
Kanadaja ka vendosur në fuqi tarifat hakmarrëse ndaj produkteve amerikane, duke përshkallëzuar luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara. Masat prekin mallra......
Mbrojtje e fermerit vendas - Kosova vendos masë antidamping ndaj farës së grurit nga Serbia
Kosova ka vendosur detyrim të përkohshëm antidamping ndaj importit të farës së grurit për mbjellje me origjinë nga Serbia. Ministrja në detyrë e Industrisë,......

