“I qartë për objektivat e Ministrisë së Infrastrukturës” - Karakaçi: Do ja dalim që të çojmë përpara sfidat dhe të arrijmë atë që qytetarët kërkojnë

Enea Karakaçi ka marrë zyrtarisht detyrën si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Gjatë prezantimit nga paraardhësja e tij në atë pozicion, Belinda Balluku, Karakaçi u shpreh se eksperienca disavjeçare në këtë Ministri, do bëjë të mundur që të çojë pëpara shumë projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.
“Unë në këtë ministri kam hyrë për herë të parë si specialist në vitin 2011, kam bërë rrugëtimin tim siç edhe ju e thatë nga specialist në shef sektori, drejtor i përgjithshëm dhe së fundmi edhe administrator i korporatës më të madhe energjetike të vendit. Pikërisht për shkak të këtij rrugëtimi, unë jam shumë i qartë për sa i përket vizionit, qasjes, objektivave dhe çfarë kërkohet nga kryeministri, por edhe nga qytetarët për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë”, tha ai.
Sipas tij, nëpërmjet bashkëpunimit midis stafit, institucioneve të varësisë dhe qytetarëve, do të çohen përpara sfidat dhe të realizohet ajo që kërkojnë qytetarët.
“Jam i bindur qe me bashkëpunimin tuaj, të gjithë stafit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, institucioneve të varësisë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, do ja dalim që të çojmë përpara sfidat, të arrijmë atë që qytetarët kërkojnë nga ana jonë, por edhe të përmbushim detyrat në cilësinë e duhur”, u shpreh Karakaçi.
Enea Karakaçi ka qenë më parë Administrator i OSHEE Group, ndërmarrjes më të madhe publike në vend, që nga qershori i vitit 2023. Ai njihet si ekspert ligjor në fushën e energjisë, duke pasur një karrierë të gjatë brenda këtij sektori.
Balluku: Unë besoj te drejtësia për çështjen time - “Nuk e kam penguar dhe as nuk do e pengoj. Të zgjidhet siç e parashikon Kushtetuta”
Gjatë kalimit të detyrës te Ministri i Ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur edhe mbi procesin hetimor të nisur ndaj saj. Ajo mohoi......
Qeveria miraton procedurat për kthimin e garancive shtetërore dhe menaxhimin e kredive të pakthyera
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përcaktimin e procedurës së detajuar për kthimin e garancive, huave dhe nënhuave, si dhe për procedurat e......
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset e prekura nga rritja e pagës minimale
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e rregullave, kritereve dhe masës së kompensimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe......
Rama mbledh qeverinë pas betimit të ministrave të rinj
Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e kabinetit qeveritar, ku kanë marë pjesë edhe ministrat e rinj pas betimit para Presidentit Bajram Begaj në një......
Balluku i kalon stafetën Ministrit të ri të Infrastrukturës: “Mënyra e tij e të çuarit përpara e të gjithë politikave, sukses i garantuar”
Pas betimit në Presidencë, Ministri i Ri i Infrastruktururës dhe Energjisë, Enea Karakaçi është prezantuar nga paraardhësja e tij, Belinda Balluku. Gjatë......
Rritja e naftës në bursë/ Si përkthehet në rritjen e çmimit të karburantit në Shqipëri
Çmimi i karburanteve në Shqipëri lidhet ngushtë me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare të naftës së përpunuar, përveç bençmarkut global që është nafta Brent......
Turistët e Lindjes së Mesme, sa do t’i mungojnë Shqipërisë? - Zani: Pasiguria në rajon ndikon në udhëtimet drejt vendit tonë
Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme po ndikon dukshëm edhe në lëvizjet turistike drejt Shqipërisë. Konfliktet dhe sulmet e fundit kanë shkaktuar......
Si duhet të kontrollohen abuzimet me çmimet? - Eksperti Musta: Mekanizëm për matjen e marzheve të fitimit për kompanitë
Ndërsa në Shqipëri kanë nisur të ndjehen efektet e para të konfliktit në Lindjen e Mesme, reflektuar kjo në rritjen e çmimit të karburanteve, ekspertët......


