Shqipëria Postuar më 4 Korrik 2025, 18:04

Abuzimi me energjinë elektrike, 9 subjekte të proceduara dhe 69 të identifikuara. 1500 kontrolle nga OSSH në 1 muaj

Nga SCAN TV

Abuzimi me energjinë elektrike, 9 subjekte të proceduara dhe 69

Vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime me energjinë elektrike janë shtuar në zonat turistike, bregdetare dhe malore!

Në kuadër të zbatimit të ligjit kundër informalitetit, si dhe masave tekniko-organizative për të siguruar një furnizim normal me energji, strukturat e OSSH po kryejnë kontrolle të shtuara ndaj subjekteve me risk për abuzim me energjinë elektrike.

Gjatë muajit të fundit është ushtruar kontroll në rreth 1500 subjekte dhe janë arritur këto rezultate:

9 subjekte të proceduara në Policinë e Shtetit për shkelje të ligjit të energjisë, me akuzën “vjedhje të energjisë elektrike”.

69 subjekte të identifikuara, që tarifoheshin në kundërshtim me rregullat e ERE “sipas llojit të aktivitetit”.

Rreth 3 milionë kwh të rikuperuara nga masat e marra, të cilat iu faturuan “abuzuesve”.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes u bën apel klientëve/subjekteve të mos bien pre e skemave mashtruese të ndërhyrjes në matës apo furnizimit me linjë të dytë jashtë matjes, pasi do të përballen me forcën e ligjit pa asnjë kompromis.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat