Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, AKSK: Grup pune për të rikthyer sa më shpejt sistemet
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar pasi hakerat iranianë ndërmorën një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Ky institucion njofton se si pasojë e sulmit janë ndikuar disa shërbime, ndërsa është ngritur një grup pune për të rimarrë nën kontroll situatën.
"Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë.
Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.
Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK ne bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur menjëherë punën në terren në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë për të:
• Kryer analizën fillestare të komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit;
• Izoluar dhe kufizuar përhapjen e ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura;
• Ndërmarrë masat e para për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura;
• Hartuar rekomandimet e para për përmirësimin e sigurisë dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës në infrastrukturat përkatëse.
Aktualisht, punonjësit e AKSK-së janë në terren dhe në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit, si edhe AKSHI-n për analizën e malware-t si edhe me institucionet përgjegjëse, për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë dhe të sigurt të sistemeve në funksionalitet të plotë.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.
Në vijim do të ofrojmë përditësime të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra, në përputhje me zhvillimet dhe informacionin e konfirmuar teknikisht", thotë AKSK.

Si mund të punësohet një i huaj në Shqipëri? - Kurti: 99% e atyre që pajisen me kontratë pune e rinovojnë atë
Nga momenti i aplikimit për të punuar e deri tek pajisja me një leje, një të huaji i duhen 4-6 javë për të punuar në mënyrë të rregullt në Shqipëri.......

Turizmi rrit vizitat në institucione e artit dhe kulturës/ Tërheqin rreth 788 mijë turistë, më e vizituara kalaja e Gjirokastër
Sipas të dhënave nga INSTAT për vitin 2024, janë organizuar gjithsej rreth 1,282 shfaqje dhe premiera në të gjitha institucionet kryesore të artit. Bilanci......

Trump i jep “frymëmarrje” TikTok- Shtyn afatin për shitjen e aplikacionit në SHBA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e zgjati deri më 17 shtator afatin për ByteDance me seli në Kinë për të shitur asetet amerikane të......

Sa investuan bashkitë për banor?- Buxheti nis me 10 euro për frymë. Kamza, më “dorëlëshuara”!
Kompetencat e pushtetit vendor për shërbimet dhe investimet publike janë mjaft të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve. Por si kanë shpenzuar......

Inspektorati i Punës në aksion, 14 mijë kontrolle- Shkelje në vendin e punës? 1596 masa administrative
Në 5 muaj, Inspektorati Shtetëror i Punës, ka kryer gjithsej 3764 inspektime në subjekte të ndryshme. Ndërkohë sipas shifrave zyrtare, gjatë këtyre......

4 tenderë për blerje energjie në 2 javë- KESH shpenzon 14 mln euro për qershorin, fatura për 2025-ën arrin në 52 mln euro
Rritja e kërkesës për energji për shkak të temperaturave të larta dhe mungesa e reshjeve të shiut kanë detyruar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të......

Nis rrugëtimin “Banka Shqiptare e Zhvillimit”- Muço: Shitja e aksioneve mund të bëhet në bursë, shembull për privatët
Në mbledhjen e kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka caktuar Ministrinë e Financave si përfaqësues të shtetit shqiptar, në cilësinë e aksionarit të parë dhe......

Sulm kibernetik Bashkisë Tiranë- “Homeland Justice” thotë se ka arritur të marrë të dhëna dhe të fshijë serverët
Hakerat iranianë kanë ndërmarrë një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Organizata “Homeland Justice” thotë në një postim në Telegram......