Hyrja e re e Shkodrës/ Balluku: Ka nisur hedhja e shtresave asfaltike!
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku njoftoi sot në rrjetet sociale se në kantierin e punimeve për hyrjen e re të Shkodrës ka nisur hedhja e shtresave asfaltike për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
Projekti i ri për hyrjen e qytetit të Shkodrës, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe mbështetur nga qeveria, synon transformimin e kësaj zone në një hapësirë multifunksionale dhe rekreative.
Ky projekt përfshin krijimin e një parku prej 17-18 hektarësh, që do të përmbajë mjedise sportive, shëtitore për këmbësorë dhe biçikleta, pika panoramike për të shijuar pamjet e liqenit, si dhe hapësira për aktivitete dhe koncerte.
Pjesë e projektit janë edhe fushat e reja sportive dhe një mol i ri, që do të lidhet me mole të tjera në Shirokë dhe Zogaj.

Evropa redukton orët e punës - Në cilat vende vërehet ndryshimi më i madh?
Punonjësit në Evropë janë duke ulur gradualisht orët e punës. Gjatë 10 viteve të fundit, koha mesatare e punës në javë ka rënë me një orë në Bashkimin......

Turizmi dhe ndërtimi në rritje, industria "ngadalëson hapin"/ Shërbimet rrisin punësimin dhe pagat, prodhimi i mallrave bie
Ecuria pozitive e turizmit këtë vit nuk vërehet vetëm në rritjen e numrit të turistëve apo të strukturave akomoduese, por edhe në një sërë indikatorësh të......

Roli i Ngushticës së Hormuzit në tregtinë globale - Si mund të ndikojë bllokimi i saj në furnizimin me naftë?
Agjencia iraniane e lajmeve IRINN raportoi se Irani po shqyrton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, ndërsa konflikti me Izraelin intensifikohet. Ky veprim do......

Udhëheqësit e G7 takohen në Kanada - Në fokus, konflikti Izrael-Iran dhe tarifat e Trump
Udhëheqësit e Grupit të Shtatë Ekonomive Kryesore u mblodhën në Malet Shkëmbore Kanadeze, me konfliktin Izrael-Iran që pritet të jetë në krye të......

Lufta Izrael-Iran, efekte të kufizuara në tregje - “Nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit, nafta mund të rritet në 100 USD për fuçi”
Konflikti mes Izraelit dhe Iranit është futur në ditën e katërt, ndërsa në fokus të sulmeve ka qenë edhe infrastruktura apo rezervat e naftës dhe gazit të dy......

Aviacioni Civil/ Balluku: Kolona kryesore e suksesit të turizmit shqiptar!
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ndau sot në rrjetet sociale një mesazh në lidhje me rritjen e......

Shtatë rrugë në Tiranë do të rehabilitohen - Nga “Him Kolli”, te “Maksut Dërrasa”. Bashkia hap tenderin 358 milionë lekë
Bashkia e Tiranës ka hapur dy tenderë me fond limit total prej 358 milionë lekë për rehabilitimin e shtatë rrugëve. Tenderi i parë me vlerë 129 milionë lekë......

Dhoma Amerikane, komente për projektiligjin e PPP - ATRAKO të raportojë te KLSH, jo kontrata që miratohen me përjashtime ligjore
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka komentuar projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të nxjerrë për konsultim publik duke......