Hyn në fuqi ulja e çmimit të energjisë - Tarifimi sipas kategorive, zbritja reflektohet në faturat që paguhen në mars
Data 1 shkurt shënon hyrjen në fuqi të çmimeve të reja të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, teksa ulja e tarifave do të reflektohet te fatuarat që do të paguhen në muajin mars.
Sipas tarifave të reja familjet që konsumojnë deri në 700 kWh në muaj do ta paguajnë energjinë me 8.5 lekë/kWh, pa TVSH.
Ndërkohë që, për familjet me konsum nga 701 kWh në muaj e më tej nuk ka asnjë ndryshim, pasi çmimi do të vijojë të jetë 9.5 lekë/kWh, pa TVSH.
Sipas përllogaritjeve, nga skema e re e tarifimit përfitojnë familjet që aktualisht kanë fatura energjie deri në 8 mijë lekë në muaj, të cilët për të njëjtën sasi energjie të konsumuar do të paguajnë rreth 10.5% më pak.
Ndërkaq, sfidë mbetet faturimi mujor, në mënyrë që qytetarët të mos penalizohen, në rast të leximit të vonuar dhe kalimit të pragut prej 700 kWh.
Pak ditë më parë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri me dije se është hartuar një plan teknik që do të zbatohet me aplikimin e skemës së re të faturimit nga data 1 shkurt.
Ndërkohë që, një nga masat kryesore që ka ndërmarrë OSHEE Group për garantimin e leximit korrekt, është shtimi me 120 lexues të rinj, duke e çuar në 1000 numrin e punonjësve të leximit të energjisë elektrike në terren.
Sondazh

Cilat janë masat e bankave ndaj sfidave mjedisore? - Tanku: Banka e Shqipërisë po punon për ngritjen e sistemit të taksonomisë
Financat e gjelbra i referohen investimeve financiare që shkojnë për projekte dhe nisma të zhvillimit të qëndrueshëm, produkte mjedisore dhe politika që......

Greqia, eksportuese neto e energjisë në 2024 - Burimet e rinovueshme, hidrocentralet mbuluan mbi 50% të kërkesës
Greqia ishte një eksportuese neto e energjisë në 2024, me burimet e gjelbra që mbuluan më shumë se gjysmën e totalit të gjeneruar. Ndërsa kërkesa për energji......

Projeksionet/ Sa emigrantë mund të votojnë në zgjedhjet e 11 majit? Deri tani shifrat flasin për rreth 111 mijë kërkesa dhe 64 mijë miratime
Në shumë shtete, pjesëmarrja e diasporës në votim është përgjithësisht më e ulët se ajo e votuesve vendas, kryesisht për shkak të sfidave logjistike si......

Integrimi në tregun e punës dhe programi i përfitimit - Subvencionim me 6 paga dhe 12 muaj kontribute
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjete sociale bën të ditur Programin e Punësimit, një program 1 vjeçar......

Rama: Çelja e negociatave, konstatim i progresit në rritjen e barazisë para ligjit
Në Ministrinë e Brendshme u prezantua sot anketimi i financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë......

Shqiptarët “braktisin” freksionin/ Mjetet e reja, rreth 66% e tyre janë me kambio automatike
Ndërkohë që në total, autoveturat me kambio manuale zënë rreth 56.2% të totalit, krahasuar me ato me kambio automatike apo gjysëm automatike, gjatë viteve të......

Anketimi për sigurinë dhe besimin tek Policia e Shtetit: 82% e të anketuarve ndihen “të sigurt” ose “shumë të sigurt”
Ministria e Brendshme prezantoi sot anketimin e financuar nga qeveria suedeze, për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vendin tonë dhe......

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patentave mes Kosovës dhe Italisë!
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 29 janar, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes reciproke për......