Hyjnë në fuqi çmimet e reja të pullave fiskale për mallrat e akcizës. Tarifat ulen deri në 25%!
Qeveria ka miratuar çmimet e reja për pullat fiskale duke botuar në Fletoren Zyrtare vendimin “Për përcaktimin e elementeve të sigurisë dhe çmimit të pullave fiskale” që hyn menjëherë në fuqi.
Sipas këtij vendimi, çmimi i pullës fiskale për birrat do të jetë 17.22 euro, i duhanit 15.65 euro dhe për alkoolin tarifa e pullës fiskale do të jetë 25.05 euro. Ndërsa për verën tarifa për 1 mijë pulla fiskale do të jetë 25.04 euro.
Vendimi përcakton edhe elementet e sigurisë për gjurmimin e pullave fiskale përfshirë sfondet e sigurta me modele Guilloche, tekst të imët dhe efekte me ndryshim ngjyre.
Sipas informacionit të publikuar për karakteristikat e sigurisë digjitale do të përfshihen elementë si: a) identifikuesi unik: çdo pullë fiskale përmban një identifikues shumë të sigurt dhe të koduar për sistemin e gjurmimit; b) Kodet 2D: përfshijnë kode 2D të dukshme dhe të padukshme, të cilat përdoren për monitorimin e lëvizjes së produkteve dhe sigurimin e integritetit. C) Kode të sigurta për industrinë e pijeve të ftohta: Alternativë ndaj pullave të sigurisë: kod unik 2D, i printuar gjatë procesit të prodhimit; b) Karakteristika të tjera: rezistente ndaj ndërhyrjeve nga sfondi dhe të verifikueshme nga konsumatorët dhe autoritetet përkatëse.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave shoqëria “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë” sh.a., Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe shoqëria aksionare shtetërore “Albtrace Co.”sh.a.
Qeveria shqiptare vendosi të mos e rinovojë kontratën koncesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale.
Që prej 1 janarit të këtij viti, pulla fiskale si letër me vlerë është monopol shtetëror dhe do të prodhohet dhe shpërndahet nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë.
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë e ‘trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan edhe pse ka fituar pikë në bursat globale si pasojë e vendimeve të fundit të qeverisë së re amerikane në raport me monedhën vendase e ka......

Zhvillimi i gjelbër dhe i qëndrueshëm -Qeveria miraton kredinë 113.6 milionë euro
Në mbledhjen e saj të fundit qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e huasë mes Shqipërisë dhe BERZH, për pjesën e dytë të programit “Aftësia......

Mastercard, program në Shqipëri për pagesat elektronike - Nga 1 maji, 4750 terminale POS falas për tregtarët
Kompania amerikane e kartave Mastercard ka prezantuar një program të ri në Shqipëri për përshpejtimin e pranimit të pagesave elektronike. Përmes programit......

Asambleja e Përgjithshme e Confindustria Albania/ Ministri Hasani: “MEPJ, urë e fortë lidhëse për tërheqjen e investitorëve të huaj dhe mbështetjen e diasporës shqiptare”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në Asamblenë e Përgjithshme 2025 të “Confindustria Albania”, e cila organizoi......

Zbulohet rezerva më e madhe e hidrogjenit në botë - Depozita me vlerë 92 mld USD, Franca në krye të tregut energjetik
Rezerva më e madhe në botë e hidrogjenit është zbuluar në Francë. Ky zbulim mund të transformojë tregun global të energjisë dhe t’i japë një hov Parisit në......

“Revolucioni fiskal, TVSH-ja do ulet në 15%” - Berisha, me biznesin: Taksë e sheshtë dhe ulje e sigurimeve shoqërore
Ulje e TVSH-së në 15% dhe rikthimi i taksës së sheshtë 10%”. Këto janë dy nga pikat e programit të Partisë Demokratike, që sipas kryetarit Sali Berisha do i......

Raporti: Stoku aktual i ndërtesave më i ulët se kërkesa - Rritja e shpejtë e turizmit ka shtuar nevojën për njësi akomodimi
Në Shqipëri, sektori i ndërtimit ka pësuar një rritje të shpejtë, duke dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Por, me......

Suedia, plani i mbrojtjes: 30 miliardë dollarë në 10 vjet - Aktualisht shpenzimet e mbrojtjes janë 2.4 për qind të GDP
Suedia po planifikon një rritje në shpenzimet e mbrojtjes në 3.5 për qind të GDPsë së saj, në përputhje me atë që kryeministri i vendit pret të jetë një......