Humbjet e energjisë ranë me 1.1% - Përmirësimi i treguesit erdhi nga sistemi i transmetimit, shpërndarja në rritje
Humbjet e energjisë elektrike në rrjet u ulën gjatë 3-mujorit të parë 2025 në raport me të njëjtën periudhë një vit më parë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave humbjet arritën vlerën 478 gWh në periudhën janar – mars, nga 483 gWh në 3 -mujorin 2024, duke shënuar një rënie me 1.1 %.
Sipas INSTAT, pesha e humbjeve në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë 3-mujorit të parë 2025 është 21.1 % nga 22 % që ishte në tremujorin e parë 2024, duke shënuar ulje me 0.9 %.
Ndikimin në rënien e humbjeve të energjisë e ka dhënë rrjeti i transmetimit, pasi për rrjetin e shpërndarjes në 3-mujorin e parë të këtij shifrat rezultojnë në rritje. Humbjet në rrjetin e shpërndarjes ndahen në humbje teknike dhe joteknike, ndërkohë që sipas të dhënave nga INSTAT ndikimin në rritjen e tyre e dhanë humbjet teknike që vijnë si pasojë e rrjetit të amortizuar. Kjo, pasi humbjet joteknike ku futen vjedhjen e energjisë pësuan rënie.
Më konkretisht, gjatë periudhës janar – mars 2025, 312.071 mWh energji rezulton të jetë humbje teknike, ndërsa 114.657 mWh, jo teknike.
Në fakt, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka njoftuar se ka ndërmarrë kontrolle të shumta për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend.
Këto kontrolle kryhen në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit, teksa bazuar në analizat e riskut, fokusi është tek subjektet që paraqesin mundësi abuzimi me energjinë elektrike. Pas kontrolleve, subjektet ku konstatohen vjedhje, procedohen në polici për shkelje të ligjit të energjisë.
Mendimi juaj

Fundi i pushimeve të lira verore? - Eksperiencat luksoze po bëhen gjithnjë e më të paarritshme!
Ditët e të ashtuquajturave "udhëtime hakmarrjeje" që filluan pas pandemisë, sipas të gjitha gjasave, kanë mbaruar. Pas izolimit të gjatë në vendet e tyre të......

ChatGPT dhe Temu “pushtojnë” Shqipërinë/ Aplikacionet më të shkarkuara të majit 2025
Trendet në botën digjitale ndryshojnë vazhdimisht, duke sjellë risitë më të fundit në jetën e përditshme të përdoruesve. Tashmë, pjesa më e madhe e njerëzve......

Kriza e strehimit përfshin Greqinë - Çfarë e ka shkaktuar rritjen e ndjeshme të qirave?
Grekët po vazhdojnë të përballen me probleme serioze në gjetjen e strehimit, pasi qiratë në vend po bëhen gjithnjë e më "të pakapshme". Çmimet e qirave edhe......

Tregu i punës favorizon meshkujt/ Hendeku gjinor në vend, diferencë e lartë mes punësimit të dy gjinive
Në vitin 2024, Shqipëria renditet ndër vendet me hendekun më të thellë gjinor në punësim në Europë. Sipas të dhënave të Eurostat, diferenca mes normës së......

Akomodimi për pushime shtrenjtohet me 3-5% - Në Dhërmi mesatarisht 95 euro/nata, Ksamili në rënie të lehtë
Në prag të sezonit turistik veror, çmimet e apartamenteve që jepen me qira ditore në zonat më të frekuentuara turistike, si Dhërmi, Shëngjin, Himarë dhe......

Pensionet, rekord të ardhurash - 600 milionë euro të paguara nga punonjësit, shtesë me 65 milionë euro
Pavarësisht raport të ulët midis kontribuuesve dhe përfituesve, skema e pensioneve ka nisur të përmirësohet. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave......

Shqipëria, eksportuese e shërbimeve kompjuterike? - Sejko: Kemi potencial. Solovova e BERZH: Do të shtojmë investimet në infrastrukturë
Shqipëria ka potencial për t'u bërë një eksportuese e shërbimeve kompjuterike u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko gjatë prezantimit të......

Muzhaqi: Projekte inovative në edukimin financiar për fuqizimin e të rinjve
Nxënësit e shkollës “Dhaskal Todri” dhe shkollës “Teknike Ekonomike Tiranë”, zhvilluam aktivitetin përmbyllës të projektit “Fibsat”. Falë kësaj nisme rreth......