Humbjet e energjisë në rrjet ranë me 1.3%/ Ulja më e madhe në transmetim, përmirësohet edhe shpërndarja

Humbjet e energjisë elektrike në rrjet vijuan të ulen edhe gjatë vitit 2025, sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave. Humbjet arritën në 1.593 gWh në vitin 2025, nga 1.614 gWh në vitin 2024, duke shënuar një rënie prej 1.3 %
Sipas INSTAT, pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë vitit 2025 ishte 19.1 %, nga 19.8 % në vitin 2024, duke regjistruar një ulje me 0.7 %.
Sa i përket komponentëve të rrjetit, gjatë vitit 2025 humbjet në transmetim shënuan një rënie prej 3.9 %, ndërsa humbjet në shpërndarje ranë me 1%, krahasuar me vitin 2024.
Rënia e humbjeve në rrjetin e shpërndarjes lidhet me uljen e humbjeve joteknike, apo thënë ndryshme me abuzimet apo vjedhjen e energjisë elektrike. Gjatë vitit të fundit janë ndërmarrë kontrolle të shumta nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për identifikimin e lidhjeve të paligjshme dhe përdorimin e paautorizuar të energjisë.
Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër informalitetit në sektorin energjetik. Bazuar në analizat e riskut, fokusi ka qenë tek subjektet që paraqesin probabilitet më të lartë për abuzime me energjinë elektrike. Në rastet kur konstatohen shkelje, subjektet procedohen nga organet ligjzbatuese për shkelje të legjislacionit në fuqi.
Megjithatë, pavarësisht përmirësimit të treguesve, humbjet në rrjet mbeten ende në nivele të konsiderueshme, çka tregon se lufta kundër abuzimeve dhe investimet në modernizimin e rrjetit mbeten elementë kyç për përmirësimin e mëtejshëm të eficiencës në sektorin energjetik.
Konflikti i Iranit rrit çmimet e naftës amerikane/ Nafta e rëndë e SHBA në nivelin më të lartë që nga viti 2020
Nafta bruto e SHBA-së vazhdoi të rritet, ndërsa konflikti i Iranit nxiti disa prodhues të naftës së rëndë bruto në Lindjen e Mesme të kufizojnë prodhimin......
Analiza e Reuters: Lufta SHBA-Izrael me Iranin po trondit biznesin global
Lufta SHBA-Izrael me Iranin po i trondit bizneset në mbarë botën, duke rritur çmimet e energjisë, duke shtrydhur furnizimet me lëndë të para kritike dhe duke......
“Ky 7 mars ju gjen më të vlerësuar, me paga të rritura”/ Rama e Kumbaro urim për Ditën e Mësuesit
7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një nga datat më të rëndësishme për arsimin shqiptar, një ditë që shërben për të vlerësuar rolin dhe kontributin e mësuesve......
Kalimi i detyrës në Ministrinë e Mbrojtjes, Ermal Nufi: Shërbimi ndaj Atdheut, detyrë që nuk vjen pa sakrifica
Në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt ceremonia e kalimit të detyrës nga Pirro Vengu tek ministri i ri i Mbrojtjes te Ermal Nufi. Ministri i ri tha se e merr......
“Wom Travel”: Riviera Shqiptare, surpriza e verës 2026, korriku ideal për pushime
“Për turistët që kërkojnë një destinacion të ri, me ujëra kristaltë dhe çmime jashtëzakonisht konkurruese, Riviera Shqiptare është surpriza që nuk e......
Vendimi i Qeverisë: Rritja e pagës minimale, bizneset do të kompensohen me 16.7%
Për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria do të zbatojë sërish skemën e dhënies së kompensimit me qëllim mbulimin e shtesës së......
Vendimi i Qeverisë: Rregulla shtesë për kreditë e pakthyera me garanci shtetërore
Qeveria ka miratuar rregullat se si do të veprohet me kreditë që janë marrë me garanci shtetërore dhe që nuk janë shlyer. Vendimi i sotëm i Këshillit të......
Albin Kurti: Dekreti i Osmanit, antikushtetues. Kuvendi shpërndahet pas raundit të tretë për Presidentin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë shtypi deklaroi se është informuar përmes mediave për dekretin lidhur me shpërbërjen e Kuvendit të......


