Shqipëria Postuar më 27 Shtator 2025, 11:20

Humbjet e energjisë në rrjet do ulen nën 12% - Objektivi i qeverisë për 4-vjeçarin: Bazohemi në teknologjitë e reja të matjes

Nga Ola Mitre

Humbjet e energjisë në rrjet do ulen nën 12% - Objektivi i

Qeveria synon që brenda 4 vitesh të ulë humbjet e energjisë në shpërndarje në më pak se 12%. Në programin qeverisës 2025 -2029 thuhet se ky rezultat do të arrihet duke u bazuar në teknologjitë e reja të matjes. Niveli i humbjeve në rrjetin e shpërndarjes për vitin 2024 u regjistrua në 17.93%, çka do të thotë se për arritjen e objektivit 12% do të nevojitet një reduktim prej afër 6%.

Humbjet e energjisë në rrjet vijnë për 2 arsye. E para lidhet me rrjetin e amortizuar, që konsiderohen si humbje teknike e që përbëjnë dhe sasinë më të madhe të humbjeve. Për të reduktuar këto humbje nevojiten investime në rrjetin elektrik. Ndërkohë që, arsyeja e dytë përfshin humbjet joteknike apo thënë ndryshe vjedhjet. Për të reduktuar këtë tregues ndërmerren kontrolle për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend, me fokus kryesor subjektet që paraqesin mundësi abuzimi me energjinë elektrike.

Gjithsesi, në programin qeverisës specifikohet se për arritjen e objektivit për të ulur humbjet e energjisë në rrjetin e shpërdarjes fokusi do të jenë teknologjitë e reja të matjes. Këto investime parashikojnë zëvendësimin e pajisjeve aktuale me matësa të gjeneratës së fundit, të cilët ofrojnë matje të sakta, transmetim në kohë reale drejt sistemeve qendrore të kontrollit apo monitorimit dhe besueshmëri të lartë komunikimi. Gjithashtu, matësit smart rrisin efikasitetin operacional të rrjetit, mundësojnë faturim të saktë e të paanshëm për konsumatorët dhe ndikojnë në uljen e humbjeve teknike dhe joteknike.

Humbjet e larta në rrjetin elektrik pasohen me fatura të larta për kompanitë publike të energjisë, ndaj dhe reduktimi do të sillte shëndoshjen e bilanceve të tyre financiare.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat