Shqipëria Postuar më 10 Shkurt 2025, 13:18

Huaja për pasuri të patundshme dominoi në 2024 - BSH: U rrit me 11.5% në krahasim me vitin 2023

Nga Ledina Elezi

Huaja për pasuri të patundshme dominoi në 2024 - BSH: U rrit me

Kërkesa e huasë për pasuri të paluajtshme ka vijuar të dominojë edhe në 2024. Në dhjetor, huaja e marrë për pasuri të patundshme nga individët dhe bizneset ka arritur në 252 miliardë lekë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë mbi aktivet në sektorin bankar, tregojnë një rritje me 11.5% të kësaj huaje në krahasim me 2023. Pavarësisht këtij bilanci, rritja ka qenë ndjeshëm më e vogël se në vitin pararendës.  Që prej vitit 2020, rritja më e madhe e kredisë për pasuri të patundshme është shënuar në 2023, konkretisht me 41.3%.

Kredia e dhënë për pasuri të patundshme përbën 31.1% të portofolit total të huasë së dhënë për individët dhe bizneset. Shifrat në rritje të kredisë për pasuri të paluajtshme janë reflektim edhe i boom-it që pasur ndërtimi vitet e fundit. Po ashtu, fakti që çmimet e apartamenteve në shitje kapin tashmë vlera shumë të larta, e kanë bërë të papërballueshme blerjen e një banese me kursimet personale.

Por, cilat kanë qenë llojet e tjera më të preferuara të kredisë në 2024, përveç asaj për pasuri të paluajtshme?

Huaja afatgjatë vijon të jetë më e pëlqyera nga qytetarët dhe sektori privat, teksa në dhjetor kapi shifrën e 277 miliardë lekëve. Më pas renditet huaja afatshkurtër me 169 miliardë lekë dhe huaja afatmesme me vetëm 101 miliardë lekë.

Rreth 34.2% të vlerës totale të huasë së dhënë, e zë ajo afatgjatë, ndërkohë huaja afatshkurtër përbën vetëm 12,5% dhe afatmesme 20.9%. Norma më e ulët e interesit si rrjedhojë e shpërndarjes së kredisë në periudhë më të gjatë dhe kësti më i ulët që duhet të paguhet çdo muaj, është një nga arsyet pse kjo lloj kredie preferohet më tepër.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Shqipëria 11 Maj Scan TV

Voton kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa spiropali votoi në qendrën e votimit te Parku Olimpik, në Tiranë. Pas votimit, Spiropali u bëri thirrje qytetarëve për të......

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 11 Maj Scan TV

Voton kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetarja e Kuvendit, Elisa spiropali votoi në qendrën e votimit te Parku Olimpik, në Tiranë. Pas votimit, Spiropali u bëri thirrje qytetarëve për të......

Shqipëria 11 Maj Ledina Elezi

Si ndikojnë zgjedhjet në ekonomi?!

Në zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, panorama ekonomike paraqitet në dukje e qetë, me një rritje ekonomike dhe inflacion të qëndrueshëm, si dhe investime......