Hoxha: Avancim i projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, prioritet hekurudha Podgoricë-Hani i Hotit

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha nënvizoi sot rëndësinë e avancimit të projekteve ndërkufitare me Malin e Zi, si projekti i urës mbi lumin Buna si dhe hekurudhën Podgoricë-Hani i Hotit.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, pas takimit në Tiranë me zv/kryeministrin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Ervin Ibrahimović, kryediplomati shqiptar vlerësoi bashkëpunimin me vendin fqinj si vende partnere dhe aleatë në NATO.
“Mendojmë të riaktivizojmë një mekanizëm të rëndësishëm, siç është takimi ndërqeveritar. Natyrisht në momentin e duhur kur të kemi edhe elementet e nevojshëm për të shkuar më tej, për të bërë më shumë dhe për t’i çuar marrëdhëniet tona në një nivel më të lartë. Ky është një mekanizëm i rëndësishëm për të avancuar me projekte të rëndësishme ekonomike, infrastrukturore dhe të ndërlidhjes”, tha Hoxha.
Ministri veçoi rëndësinë e avancimit të projekteve ndërkufitare, të cilat sipas tij, “ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mirëqenien e qytetarëve në të dy anët e kufirit”.
Në këtë kuadër, Hoxha theksoi se “do të angazhohemi për t’u dhënë shtysë projekteve prioritare si hapja e pikës së përbashkët kufitare Zogaj–Skje, avancimi i projektit të urës mbi lumin Buna, si dhe hekurudhës Podgoricë-Hani i Hotit”.
Ministri u ndal po ashtu në rolin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe të minoritetit malezez në Shqipëri, të cilët i cilësoi “ura të fuqishme lidhëse mes dy vendeve dhe një pasuri e paçmuar e marrëdhënieve tona”.
“Shqipëria mbetet e palëkundur që minoriteti malazez të gëzojë të gjitha të drejtat të garantuara nga ligji kombëtar dhe ndërkombëtar, ashtu siç shpresojmë që komuniteti shqiptar në Mal të Zi të vijojë të ketë përfaqësim të drejtë dhe proporcional në jetën institucionale dhe administrative publike”, tha Hoxha.
Duke u ndalur te bashkëpunimi rajonal Hoxha theksoi se “Shqipëria vlerëson lart bashkëpunimin e ngushtë me Malin e Zi dhe rolin konstruktiv që të dy vendet tona luajnë për forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.
“Jemi të përkushtuar për të ndërtuar ura jo vetëm mbi lumin Buna, por ura mirëkuptimi, pajtimi dhe bashkëpunimi në rajon, me vizionin e një Ballkani Perëndimor më të ndërlidhur, më të begatë dhe pa barriera. Askush nuk mund ta ndërtojë të ardhmen duke parë nga e kaluara. Për më pak rajoni ynë. E ardhmja jonë evropiane, individuale dhe kolektive, ndërtohet duke shikuar përpara me vizion dhe largpamësi, siç po bëjnë të dy vendet tona”, tha Hoxha.
Në këtë kuadër, ai nënvizoi se bashkëpunimi rajonal, zbatimi i Planit të Rritjes dhe mbajtja e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian në qendër të vëmendjes strategjike mbeten thelbësore për të ardhmen e vendeve tona dhe të gjithë rajonit tonë.
Ndërsa vlerësoi progresin e rëndësishëm të Malit të Zi në negociatat me Bashkimin Evropian, Hoxha u shpreh se “çdo sukses i Malit të Zi në rrugën e anëtarësimit në BE është një lajm i mirë për të gjithë rajonin dhe një kontribut i rëndësishëm për forcimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor”.
“Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen sot nga të tjerët si vende pararojë të procesit të zgjerimit, një proces i bazuar në meritë, ku matësi kryesor mbetet ecuria konkrete dhe cilësia e reformave të ndërmarra. Për Shqipërinë, përparimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian vlerësohet mbi bazën e rezultateve të prekshme, përkushtimit të qëndrueshëm dhe aftësisë për të përmbushur standardet dhe detyrimet që rezultojnë nga procesi ku jemi angazhuar për të ardhmen europiane”, shtoi Hoxha.
Ministri siguroi se dy vendet do të vijojnë të bashkërendojnë ngushtësisht qëndrimet, të shkëmbejnë eksperiencë dhe ekspertizë, dhe të mbështesin njëri-tjetrin në përmbushjen e detyrimeve të negociatave, me synimin që së shpejti të ulemi bashkërisht si dy anëtarë të rinj në tryezën e Bashkimit Evropian”.
Ankesat dhe kërkesat për energjinë - ERE: Ndryshimet në kontrata dhe faturimi, kryesojnë listën
Mbi 125 mijë ankesa dhe kërkesa janë regjistruar gjatë vitit 2025 nga konsumatorët e energjisë elektrike pranë Furnizuesit të Shërbimit Universal dhe......
IBAR, te grupi i punës së ambasadorëve të vendeve të BE - Gogu: Amnistia Penale do të ndodhë, është në vlerësim të KE
Në një deklaratë për mediat, ministri i Drejtësisë Toni gogu deklaroi se procesi i njohur si IBAR, Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme, tashmë ka......
Marketingu në Messenger po fiton më shumë terren/ Platforma vijon zgjerimin, pavarësisht konkurrencës. Meshkujt, audienca kryesore
Messenger po vazhdon të mbetet një nga platformat më të përdorura të komunikimit në Shqipëri, duke ruajtur një audiencë të gjerë dhe aktive edhe në vitin......
Sistemi bankar, drejt standardeve evropiane - Projektligji i BSH/ Mbikëqyrje më e rreptë dhe masa ndaj sulmeve kibernetike
Sistemi bankar në Shqipëri pritet të përballet me një seri ndryshimesh të rëndësishme, që synojnë forcimin e sigurisë financiare, mbrojtjen e kursimeve të......
263 milionë euro sigurime të papaguara të punonjësve - Bizneseve u falen 30 milionë euro nëse i shlyejnë brenda vitit
Bizneset, që ndër vite nuk kanë paguar sigurimet shoqërore të punonjësve të tyre, do të kenë mundësinë të lehtësohen nga çdo gjobë apo kamatëvonese për......
Kosovë-Shqipëri, kush viziton më shumë kë? Shifrat e marsit, shqiptarët e Kosovës dominojnë turizmin mes dy vendeve
Jo vetëm vera dhe fundjavat e gjata, por shqiptarët e Kosovës po vazhdojnë ta mbajnë të gjallë turizmin në Shqipëri gjatë gjithë vitit, ndërsa marsi......
Publikohet kalendari i ri shkollor për vitin 2026–2027/ Pushimet, provimet dhe Matura, zbardhen datat e arsimit parauniversitar
Është publikuar struktura zyrtare e vitit shkollor 2026–2027 për sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri. Sipas urdhrit të përbashkët të Ministrisë së......
Nga prosperiteti, në rënie - Çfarë po ndodh realisht me vendet e punës në Gjermani?
Gjermania po përballet me një paradoks. Ndërsa ka paralajmëruar për mungesë të fuqisë punëtore prej vitesh, papunësia po rritet në mënyrë të rrezikshme.......


