Hoxha: 520 mijë shtetas jashtë vendit përfitojnë nga shtyrja e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit!
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha paraqiti sot në seancën plenare të Kuvendit aktet normative të Këshillit të Ministrave që synojnë shtyrjen e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit deri në fund të muajit maj.
Hoxha u shpreh se qëllimi është që diaspora të votojë dhe të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet e majit 2025.
“Nuk mund të lejojmë që vështirësitë e rinovimit të dokumenteve të bëhen pengesë për pjesëmarrjen në zgjedhje. Diaspora ka dhënë dhe jep një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin. Detyra jonë është të bëjmë çfarë është e nevojshme për të garantuar përfshirjen e tyre për çdo vendimmarrje që lidhet me vendin tonë”, tha Hoxha.
Ai shtoi se miratimi mundëson një pjesëmarrës shumë të gjerë të votuesve nga jashtë vendit që të regjistrohen në Platformën Elektronike të Regjistrimit. Hoxha tha se numri i shqiptarëve të cilët përfitojnë nga miratimi i akteve është 520 mijë.
“Identitek po vijon turin e aplikimeve në skuadrat e lëvizshme në qytetet e mëdha jashtë vendit ku jetojnë shumë shqiptarë. Numri i shtetasve shqiptarë me të drejtë vote të cilëve u ka kaluar afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimi ose mund t’u skadojë gjatë kësaj periudhe është 520 mijë shtetas”, theksoi ministri.
“Këshilli i Ministrave propozon që afati i vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit të kartave të identitetit dhe pasaportave që përfundon me datë 11 maj të zgjatet deri më datën 31 maj 2025 për shtetasit me banim jashtë vendit”, tha ai.
Sondazh

Si do të kryhen investimet në zonat bregdetare? - Kriteret e reja/ Kush “injekton” mbi 50 milionë euro në Shqipëri, merr status
Investitorët që duan të injektojnë në ekonominë shqiptare më shumë se 50 milionë euro përfitojnë statusin e veçantë të “investitorit strategjik”, pavarësisht......

“Emigrantët do të sjellin më pak para në 2025” BERZH: Rritja ekonomike vetëm 3.7%. Edhe turizmi, performancë më të dobët
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.7% gjatë këtij viti. Ky është parashikimi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në shkurt 2025 për......

50 mln euro ndihmë nga BE për energjinë - Qeveria miraton programin shumëvjeçar, promovimi i energjisë së rinovueshme dhe eficiencës
Qeveria ka miratuar në parim marrëveshjen e financimit me Komisionin Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, për periudhën 2024 -......

Njihen vitet e punës para ‘94, si të aplikoni për pension? - Llogaritja/Përfitimi për individët sipas ndërmarrjeve ku kanë punuar
Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së proceseve gjyqësore për shkak të dëmtimit të......

Si mundet BE-ja të kursejë 2.5 trilionë euro në faturat e energjisë deri në vitin 2040?!
47 milionë njerëz në shtetet anëtare të BE-së jetojnë në varfëri energjetike. Kjo do të thotë se ata nuk kanë para për të ngrohur shtëpitë e tyre. Plus,......

Totali i kredisë, portofoli “peshon” rreth 840.9 mld lekë/ Lehtësimi i kushteve të kreditimit rriti huanë për ekonominë me 13.5%
Në vitet e fundit, ekonomia shqiptare ka përjetuar një rritje të ndjeshme të totalit të kredisë, duke reflektuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe një besim të......

Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Dollari amerikan. Rikuperon pikë edhe Paundi!
Dollari amerikan ka fituar sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.1 lekë sipas kursit të këmbimit......

"Europa është formuar për të prishur SHBA-në" - Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së!
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti mbledhjen e parë të kabinetit të mandatit të tij të dytë të mërkurën, ku u zotua të vendosë tarifa 25% ndaj Bashkimit......