Shqipëria Postuar më 12 Mars 2025, 17:49

Hotelet e bujtinat, deklarim për nivelin e shfrytëzimit-Miratohen rregullat, të dhënat nevojiten për qëllime tatimore

Nga Ola Mitre

Hotelet e bujtinat, deklarim për nivelin e shfrytëzimit-Miratohen

Sipërmarrësit e strukturave akomoduese do të duhet të deklarojnë kapacitetin dhe nivelin e shfrytëzimit, teksa qeveria ka miratuar rregullat që duhet të ndiqen. Deklarimi bëhet për qëllime tatimore, ndërsa te strukturat akomoduese që do e kënë këtë detyrim bëjnë pjesë kategoritë: Bujtina, bllok apartamentesh, motel, fjetje dhe mëngjes, hotel, hotel i shpërndarë, resort dhe strukturë akomoduese e trashëgimisë kulturore.

Sipas vendimit, periudha e shfrytëzimit ndahet në dy periudha sezonale, përkatësisht, nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe nga data 1 tetor deri në datën 30 prill të çdo viti. Në përllogaritjet, për efekt të kapacitetit të shfrytëzimit, ditët që merren në konsideratë janë ditët kalendarike gjatë kësaj periudhe.

Vendim përcakton se niveli i shfrytëzimit të strukturave akomoduese bazohet në të dhënat e deklaruara nga sipërmarrësi i strukturës akomoduese për shfrytëzimin e kapacitetit të saj. Ky nivel llogaritet duke marrë në konsideratë numrin e përgjithshëm të dhomave të shfrytëzuara përgjatë periudhës së shfrytëzimit në raport me kapacitetin e plotë të strukturës akomoduese gjatë kësaj periudhe.

Ndërkaq, niveli minimal i shfrytëzimit të strukturës akomoduese është jo më pak se 65 % e kapacitetit të strukturës akomoduese për periudhën nga data 1 maj deri në datën 30 shtator dhe jo më pak se 30 % e kapacitetit për periudhën nga data 1 tetor deri në datën 30 prill. Kjo vlerë llogaritet si mesatare e nivelit minimal të shfrytëzimit përgjatë periudhës së shfrytëzimit.

Deklarimi do të bëhet pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin, brenda muajit janar të çdo viti, teksa ministria brenda muajit shkurt të çdo viti, do i dërgojë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe njësisë së qeverisjes vendore, që administron territorin ku ndodhet struktura akomoduese, të dhënat e deklaruara nga sipërmarrësi.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat