Hoteleri-Turizmi, shkollë me certifikim zviceran - Rama: Falë binjakëzimit me EHL, do jeni të shumëkërkuar në treg
Kryeministri Edi Rama së bashku me Ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri Ruth Huber, vizituan shkollën e Hoteleri-Turizmit e cila aktualisht po operon me kurrikula të certitfikuara nga EHL, shkolla e Hotelerisë së Lozanës. Ambsadorja theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë.
Ruth Huber Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri
“Mendoj se është një mundësi e shkëlqyer që të studioni në këtë shkollë, e cila siç kam pasur mundësi të shoh, është shumë mirë e pajisur. Ekipi është shumë i motivuar. Drejtorët dhe mësuesit tani të ngritur në standardet e shkollës së hotelerisë në Lozanë që janë standarde me cilësi shumë të lartë, një përfaqësim i standardeve më të larta të Zvicrës. Pra mendoj se është një mundësi e shkëlqyer për ju dhe të keni një të ardhme të shkëlqyer këtu në vend, ku ka një kërkesë të madhe për njerëz të kualifikuar mirë në sektorin e mikpritjes dhe të turizmit.”
Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama theksoi se ky është një zhvillim pozitic për të gjithë të ardhmen e industrisë dhe se cetifikimi zviceran do të japë mundësi më të mira të rinjve.
Edi Rama Kryeministër
“Ju duhet vetëm besim dhe motivim nga ana juaj sepse faktikisht jeni në një nga shkollat më të mira të botës, në Tiranë, por falë binjakëzimin me EHL dhe falë vendosjes në këtë shkollë të standardeve dhe kurrikulave të EHL dhe falë shkëmbimeve me EHL, ju të merrni në fund atë diplomën tuaj, ju do jeni të shumëkërkuar nga tregu sepse do jeni me certifikatë zvicerane dhe do keni garancinë me vete që jeni më të mirët, por në të gjitha rastet mos harroni që në fund fare është çfarë ju do merrni që të fusni në kokë dhe për ta marrë dhe ta fusni në kokë e bëni vetëm ju.”
Ndërkohë zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani, u shpreh se puna dyvjeçare prej dy vitesh u bë në kuadër të projektit të binjakëzimit.
Olta Manjani Zëvendësministre e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit
“Është bërë një punë dy vjeçare që nga momenti kur ka ardhur EHL me gjithë grupin e konsulencës. Kemi dhe drejtorin e grupit të konsulencës, bëmë një analizë fizibiliteti, bëmë një studim dhe vizita me të gjithë aktorët e hoteleri-turizmit, duke filluar me menaxheret e hoteleve, me përfaqësues të universiteteve, të shkollave. Pra studiohet gjithë zinxhiri dhe pastaj vendosëm që fillimin e bashkëpunimit ta kishim në një shkollë profesionale, me shkollën Hoteleri - Turizëm të Tiranës që është një nga më të vjetrat.”
Sondazh

Pritet rënie e çmimeve të sheqerit në 2025 - India, prodhuesi nr. 2 në botë, parashikon rritje rekord të prodhimit
India pritet të prodhojë një sasi rekord sheqeri në sezonin e ardhshëm të shitjeve, pasi miliona fermerë zgjeruan kultivimin e kallamsheqerit, të inkurajuar......

Rreth 190 mln euro fitim nga pagat jashtë vendit - Emigrantët shqiptarë regjistruan rekord të të ardhurave në korrik-shtator
Shqiptarët që kanë emigruar jashtë vendit kanë fituar rreth 190 milionë euro nga pagat e tyre përgjatë 3-mujorit të tretë të këtij viti. Ky është niveli më i......

Eksportet globale të qymyrit, në nivele rekord - Pavarësisht iniciativave të gjelbra, shumë vende vijojnë të rrisin prodhimin
Eksportet globale dhe përdorimi i qymyrit termik do të arrijnë nivelet më të larta të të gjitha kohërave në vitin 2024, pavarësisht prodhimit rekord të......

570 milionë euro u shpenzuan për investime publike - Rishikimi i buxhetit, pritet rialokim fondesh për shpenzimet kapitale
Qeveria shqiptare ka disbursuar afro 56 miliardë lekë apo 570 milionë euro për investime publike përgjatë periudhës Janar-Tetor 2024. Referuar të dhënave......

Turistët rritën me 14% tregtinë e shërbimeve - BSH: Sektori i transportit fitoi 59 mln euro më shumë
Tregtia ndërkombëtare e shërbimeve është rritur me 14% në terma vjetorë, duke e mbyllur tremujorin e tretë me një balancë prej 1,5 miliardë eurosh. Kjo......

Ulen lehtë borxhet për faturat e OSHEE - Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 78.55 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rënie tejet të lehtë gjatë 10-mujorit të parë këtij viti, në......

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit - Hapet tenderi, vlera e investimit përllogaritet në 368 mln euro
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për ndërtimin e hekurudhës Vorë – Hani i Hotit. Kompanitë e interesuara do të mund të dorëzojnë......

“BE, fonde qindra miliarda euro brenda një viti” - Komisioneri i mbrojtjes thekson nevojën për investime në sektorin ushtarak
Evropa duhet të gjejë mënyrën brenda vitit të ardhshëm për të financuar qindra miliarda euro shpenzime shtesë ushtarake për t'u mbrojtur kundër çdo sulmi nga......