Shqipëria Postuar më 14 Shkurt 2025, 14:35

Hoteleri-turizmi, i “etur” për financim- Raporti i BSH: Interesat e kredive mbi 35 mln lekë shënuan uljen më të madhe

Nga Ledina Elezi

Hoteleri-turizmi, i “etur” për financim- Raporti i BSH:

Viti që lamë pas u mbyll me një kërkesë të lartë për financim nga bizneset, në kuadër të zgjerimit të shpejtë të aktivitetit ekonomik, nevojës për rritjen e kapaciteteve prodhuese, forcimin e besimit, si dhe pritjet pozitive për të ardhmen.

Kredia për biznesin e madh ka qenë ajo që ka shënuar rritjen më të madhe në gjysmën e dytë të vitit 2024, ndërsa ajo për biznesin e vogël dhe të mesëm është rritur me ritme më të ngadalta. Të dhënat nga raporti më i fundit i Bankës së Shqipërisë mbi tendencat në kreditim, tregojnë se kredia për biznesin e vogël shënoi një rritje mesatare prej 12%, ndërsa ajo për biznesin e mesëm shfaqi ngadalësim në 3.8%, si norma më e ulët e tre viteve të fundit.

Ndërmarrjet e sektorit të hoteleri-turizmit janë ato që rezultojnë të mbështetura më shumë me financim nga bankat. Huaja dhënë këtij sektori pësoi një rritje me 25% në gjashtëmujorin e dytë. Gjithashtu, përshpejtim të ndjeshëm shënoi edhe kredia për sektorin e industrisë dhe tregtisë, ndërsa huaja për sektorin e ndërtimit dhe për bujqësinë shënoi një rritje me mesatarisht 16.5% dhe 11.4%.

Kërkesa për financim ka qenë më e theksuar për investime të lidhura si me sektorin energjetik, projekte për energjinë e rinovueshme, ashtu edhe me sektorin e hotelerisë, si dhe me sektorët që lidhen me hallka të tjera të zinxhirit ekonomik dhe që reflektojnë interesin e shtuar për turizëm në vendin tonë.

Për sa i përket normës së interesave, ato për shuma deri në 35 milion lekë, që kërkohen kryesisht nga biznesi i vogël janë shfaqur më të qëndrueshme dhe kanë regjistruar ulje të lehta kryesisht në tremujorin e fundit të 2024. Ndërkohë, interesat e kredisë për shuma mbi 35 milion lekë, krahas luhatjeve që e dallojnë këtë segment kanë treguar dhe ulje më të shpejtë. Norma mesatare e interesit për kreditë e reja në lekë për bizneset në tremujorin e fundit zbriti në 6.4% nga 6.7% që ishte në gjashtëmujorin e parë të vitit.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 17 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......