Shqipëria Postuar më 4 Qershor 2025, 10:01

“Hospitality Albania” nis garën për përzgjedhjen e projekteve më të mira

Nga SCAN TV

“Hospitality Albania” nis garën për përzgjedhjen e

“Hospitality Albania” është projekti i investimit, i cili synon ripërdorimin dhe modernizimin e rezidencave qeveritare, të cilat aktualisht janë struktura të amortizuara me përdorim sporadik dhe kërkesa të larta për mirëmbajtje, duke i kthyer ato në destinacione ekskluzive dhe tërheqëse për turizmin elitar dhe pritjen e personaliteteve të rëndësishme.

Kjo nismë synon të çlirojë dhe të maksimizojë potencialin e këtyre aseteve të veçanta, duke i integruar në tregun fitimprurës global të turizmit, një sektor kyç për të ardhmen e zhvillimit të Shqipërisë. Projekti do të luajë një rol të rëndësishëm në rigjallërimin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave, duke i kthyer këto prona në qendra tërheqëse që reflektojnë harmoninë mes inovacionit dhe peizazhit unik natyror.

Përmes kësaj nisme, synohet krijimi i një precedenti për zhvillimin e qëndrueshëm dhe efikas të pronave shtetërore, duke kombinuar arkitekturën bashkëkohore dhe teknologjitë më të avancuara me një vizion të integruar për luksin, mikpritjen dhe qëndrueshmërinë.

Procedura konkurruese ndërkombëtare për realizimin e projektit të investimit “Hospitality Albania“ zhvillohet nëpërmjet dy fazave: faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes.

Sot, në një event të posaçëm me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, 7 Finalistët e Fazës II përfaqësues të studiove prestigjioze arkitekturore po prezantojnë përpara një Jurie ndërkombëtare projekt-idetë e tyre.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat