Hita: Situatë e papranueshme në Sarandë, reflektim për rikthimin e besimit të qytetarëve tek policia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takim me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, me fokus sigurinë, zbatimin e ligjit dhe rritjen e forcës reaguese të strukturave vendore të Policisë.
Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë të reflektojnë menjëherë për të ndryshuar situatën dhe perceptimin e qytetarëve ndaj punës së Policisë.
“Është e papranueshme situata në Sarandë dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ndaj kërkohet reflektim, përgjegjësi dhe rikthim i besimit të qytetarëve te Policia. Cilido që do mbajë lidhje apo do favorizojë grupet kriminale dhe elementet me rrezikshmëri të lartë shoqërore do të përjashtohet nga Policia dhe do merret drejtësia me të”, tha Hita.
“Strukturat policore duhet të reagojnë me forcë ndaj grupeve kriminale, armëmbajtjes pa leje, kapjes së shtetasve të kërkuar, trafikut të narkotikëve dhe ndaj çdo aktiviteti kriminal që cenon rendin dhe sigurinë publike. Ndërtimet pa leje në asnjë mënyrë nuk do të lejohen. Bashkëpunoni dhe koordinoni veprimet me strukturat e tjera përgjegjëse për mbrojtjen e territorit”, vijoi ai.
Hita u ndal edhe te siguria në shkolla duke e konsideruar prioritet mbi prioritete, deri në ditën e fundit të vitit shkollor. Ai kërkoi angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe shëndetit të nxënësve, sigurim informacioni me agjentët e Policisë Kriminale dhe goditje të atyre që tentojnë të dëmtojnë të ardhmen e vendit.
“Policia Rrugore dhe patrullat e përgjithshme duhet të ushtrojnë kontroll të plotë ndaj shkeljeve që krijojnë kaos në qarkullim, parkimeve të gabuara, automjeteve të modifikuara dhe ndaj çdo paligjshmërie në rrugë. Forca e Posaçme “Shqiponja” duhet të rrisë prezencën dhe reagimin në terren, për goditjen e elementeve kriminale dhe rritjen e sigurisë në qytet”, tha Hita, ndërsa shtoi se Policia Kufitare duhet të jetë më aktive në parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kontrollin e kufirit jeshil dhe monitorimin e mjeteve lundruese.
“Çdo kërcënim apo presion ndaj punonjësve të Policisë duhet të denoncohet menjëherë dhe do të përballet me forcën e ligjit, duke iu siguruar mbështetjen time të plotë”, tha Hita.
Në prag të sezonit turistik, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat policore, për garantimin e rendit, sigurisë dhe ofrimin e një shërbimi profesional ndaj qytetarëve dhe turistëve vendas e të huaj.
Në përfundim, ai theksoi se Policia e Sarandës duhet të rikthehet në standardet që qytetarët meritojnë, përmes profesionalizmit, reagimit në kohë dhe zbatimit të paanshëm të ligjit.
Procesi i integrimit europian/ Balla në Berlin: Mjedisi, ndër kapitujt më sfidues
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë qëndrimit në......
Ndërtimet pa leje/ Lamallari: Kontrolle intensive në terren, 67 masa administrative në 1 muaj
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se janë intensifikuar masat për parandalimin e ndërtimeve pa leje në territor, ku vetëm......
Plan operacional për parandalimin e zjarreve/ Lamallari: Rishikim i gradave dhe trajtimit financiar për zjarrfikësit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi sot se është hartuar një plan operacional masash për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret gjatë sezonit......
Shqipëria dhe Koreja e Jugut drejt forcimit të bashkëpunimit në IA dhe investime
Kryeministri Kim Min-seok u takua me Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe diskutoi mënyrat për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, njoftoi zyra e Kim,......
Rama në Korenë e Jugut: Bashkëpunim i mëtejshëm me fokus teknologjinë dhe turizmin
Kryeministri Edi Rama ndodhet në vizitë zyrtare në Republikën e Koresë së Jugut së bashku me delegacionin që e shoqëron. Pas takimit me Kryeministrin e......
Shqipëria kryeson Europën për fluturimet komerciale/ Sipas Eurostat, trafiku ajror është rritur ndjeshëm pas pandemisë
Shqipëria vijon të konfirmohet si një nga tregjet me rritjen më të shpejtë të turizmit dhe transportit ajror në Europë. Të dhënat e publikuara nga Eurostat......
Forcohen ndjeshëm Dollari dhe Paundi – Franga humbet pikë
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar ndjeshëm në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 81.7 lekë dhe......
“Mikrofinanca të mos kufizohet te kreditë konsumatore” - Ahmetaj: Mikrobizneset duhet të kenë produkte të dedikuara. Nevojitet këshillim financiar
Institucionet e mikrofinancës duhet të ofrojnë këshillim financiar për kategoritë që nuk mbështeten financiarisht shumë nga sektori bankar tradicional, pra......


