Shqipëria Postuar më 12 Nëntor 2024, 12:35

Historia e Eurobondeve shqiptare, 6 të tillë në 13 vite - Huatë e marra variuan nga 300 në 650 milionë euro

Nga Elisabeta Dosku

Historia e Eurobondeve shqiptare, 6 të tillë në 13 vite -

Qe nga viti 2010 dhe në vijim, Shqipëria ka dalë në tregjet ndërkombëtare  për të marrë financim i cili ka mbuluar nevojat e ekonomisë në momente të caktuara plot 6 herë.  Eurobondi i parë është injektuar në vitin 2010 dhe i takon qeverisë së mëparshme, ndërsa 5 huatë e tjera janë marrë nga qeveria aktuale.

Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria emetoi eurobondin e gjashtë në 13 vite, me një vlerë prej 600 milionë eurosh. Eurobondi i parë i emetuar ka qenë në vitin 2010, me një shumë prej 300 milionë eurosh, kupon 7.5%, yield 7.625% si dhe afat maturimi 5-vjeçar. Borxh ky që tashmë është i mbyllur. Dalja e dytë ka qenë në vitin 2015, me një Eurobond prej 450 milionë eurosh dhe në vitin 2018 është shënuar dalja e tretë në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh me një vlerë prej 500 milionë euro.

Në vitin 2020, Ministria e Financave ka emetuar një eurobond prej 650 milionë eurosh dhe një vit më pas, në 2021-shin është emetuar eurobondi i pestë, me kushte dhe vlerë thuajse identike me atë të vitit 2020.  

Emetimi i fundit i takon vitit 2023, ku u morën hua 600 milionë euro me kupon 5.9% dhe afat maturimi 5 vjet.

Një pjesë e mirë e eurobondeve janë marrë për të shlyer emetimet e mëparshme dhe pjesa e mbetur ka shkuar për investime apo financime të nevojshme në ekonomi.

Me daljen sërish në tregjet ndërkombëtare në vitin 2025, do të regjistrohet eurobondi i 7 në 15 vite.

Së fundmi, Ministria e Financave ka shpallur fitues propozimin e paraqitur nga kompania Dechert LLP, duke e përzgjedhur atë si konsulentin ligjor që do të sigurojë shërbimin e konsulencës ligjore në emetimin e shtatë të një eurobondi prej 600 milionë euro.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 12 Nëntor Edel Strazimiri

Rritje e lehtë e valutave kryesore!

Dollari amerikan është rritur disi këtë mëngjes pasi e ka nisur ditën pozitivisht duke u blerë me 91.6 lekë dhe duke u shitur me 93.1 lekë sipas kursit të......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat