Hekurudhë nga Aeroporti, në Vlorë - Balluku: Si do sigurohen trenat e rinj për Tiranë-Durrës-Rinas dhe Vorë-Hani i Hotit
Teksa disa projekte hekurudhore me financim të huaj janë në zbatim, projekte të tjerë do të kërkojnë financim të brendshëm për t’u realizuar, pasi nuk janë pjesë e rrjeteve europiane. Gjatë diskutimeve të projektbuxhetit 2025 në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, ministrja Belinda Balluku përmendi disa prej tyre, duke veccuar nisjen e studimit të lidhjes me hekurudhë të aeroportit të Vlorës, me rrjetin tjetër hekurudhor.
“Disa hekurudha që nuk janë pjesë e korridoreve europiane do të jenë me financim të brendshëm. Kam këtu parasysh hekurudhën Aeroport i Vlorës – Vlorë dhe Fier – Rrogozhinë. Po ashtu, edhe hekurdha Durrës - Shkodër – Gjakovë, që do të bëjë lidhjen me Kosovën do të jetë me financim të brendshëm”, - tha Balluku.
Paralelisht, ministrja tha se po synohet gjetja e fondeve për rikthimin e trenit te Bulevardi i ri, ndërsa shtoi se financimi i trenave të rinj është pjesë e paktesë së elektrifikimit të hekurudhave.
“Rehabilitimi i linjës Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës së re Kthesa e Kasharit - Rinasit është projekti kryesor. Aplikimi i parë është bërë për 34 km nga kthesa e Kamzës në Durrës. Kemi identifikuar nevojën të shtohen 4 km nga Kashari në Bulevardin e ri dhe do të përfshihen në këtë projekt. Hekurudhat e reja do të operjnë me elektricitet. Duke qenë në përafrim të plotë të kërkesave të BE për transportim me “zero” emetime. E gjitha kjo kërkon një flotë të re, të transprotit hekurudhor. Kosto totale e elektrifikimit është vlerësuar 21 mln euro, financimi i këtij projekti do të në vijimësi të këtij projekti, pra do të jetë një paketë e plotë, që do të ndikojë sigurisht edhe një flotë totalisht të re”, - tha Balluku.
Programi i transportit hekurudhor financohet me 6 mld lekë, 802.7 mln lekë ose 15.2% më shumë se viti 2024. Ky volum ndahen 537.5 mln lekë apo 9.9% financim i brendshëm dhe 4.99 mld lekë ose 90.1% të volumit të shpenzimeve kapitale, janë financim i huaj.
Sondazh

“Ngrin” inflacioni në Shqipëri/ Por, zarzavatet vijojnë të jenë të "kripura"
Në muajin Tetor të këtij viti inflacioni në vendin tonë regjistrohet në 1.9%, nivel ky i pandryshuar nga norma e një muaji më parë. Ndërkohë, një vit më parë......

Kreu i Fed: Nuk dorëhiqem nëse ma kërkon Trump - Powell thekson se zgjedhjet nuk do të ndikojnë në politikën monetare
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell tha se ai nuk do të tërhiqet nëse presidenti i sapozgjedhur Donald Trump kërkon dorëheqjen e tij. Kur u pyet për......

Vepra e një roboti humanoid shitet 1.3 mln USD - Ky është portreti i parë i krijuar nga inteligjenca artificiale, që shitet në ankand
Një pikturë nga një artist robot humanoid i quajtur Ai-Da ka hyrë në histori duke u shitur për 1.32 milionë dollarë në Sotheby's. Kjo është hera e parë që......

Sa lekë do të shkojnë për ushtrinë në vitin 2025? Më shumë se gjysma e buxhetit të mbrojtjes do të shpenzohet për forcat e luftimit
Bazuar në projektbuxhetin e vitit 2025, "Ministria e Mbrojtjes" këtë vit do të ketë në dispozicion 52.7 miliardë lekë ose 4.4 miliardë lekë më shumë se vitin......

Programi ekonomik i Trump. Impakti që mund të ketë në Shqipëri
Nga Kreshnik Kuçaj, DATAROOM, SCAN Donald Trump është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë duke vendosur disa rekorde për zgjedhjet amerikane. Presidenti i......

Borxhi publik, ku jemi në raport me rajonin? - Skenari bazë: Në 2031 zbresim nën nivelin 50% të PBB
Viti 2025 synohet të jetë viti i mirë sa i takon ngushtimit të hendekut midis të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe borxhit publik të qeverisë. Deficiti......

Mbërrijnë në Shëngjin 8 emigrantët e tjerë të nisur nga Italia!
Një anije e marinës italiane u ankorua në portin shqiptar të Shëngjinit të premten, me tetë emigrantë, një muaj pasi një grupi të mëparshëm iu mohua hyrja......

Rezerva Federale ul sërish normat e interesit - Reduktimi synon të balancojë inflacionin dhe të mbështesë tregun e punës
Rezerva Federale miratoi uljen e dytë radhazi të normës së interesit, duke ecur me një ritëm më pak agresiv se më parë, por duke vazhduar përpjekjet e saj......