Shqipëria Postuar më 14 Qershor 2025, 12:49

Hekurudhat shqiptare, BE rrit mbështetjen - 700,000 euro për përafrimin e legjislacionit dhe forcimin e kapaciteteve institucionale

Nga Ledina Elezi

Hekurudhat shqiptare, BE rrit mbështetjen - 700,000 euro për

Bashkimi Evropian do të ofrojë 700,000 euro për të mbështetur linjëzimin e sistemit hekurudhor shqiptar me standardet evropiane, forcimin e institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e hekurudhave dhe trajnimin e punonjësve.

Së fundmi, Bashkimi Evropian në bashkëpunim me qeverinë shqiptare kanë hapur një tender për të mbështetur zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian (acquis të BE) në sektorin hekurudhor shqiptar përmes krijimit dhe ndërtimit të kapaciteteve të autoriteteve dhe sistemeve të kërkuara hekurudhore.

Objektivi i kësaj kontrate është të kontribuojë dhe të ofrojë mbështetje për sektorin hekurudhor shqiptar, me qëllim përafrimin e politikave dhe legjislacionit të Shqipërisë me atë të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, të ndërtohen kapacitete administrative për  zbatimin e plotë dhe në mënyrë efektive të politikave sektoriale dhe legjislacionit të miratuar.

Do të ofrohet mbështetje në hartimin e kuadrit ligjor hekurudhor, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian, përmirësimin dhe forcimin e kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Autoriteteve të tjera Hekurudhore Shqiptare, përmes aktiviteteve të ndërtimit të kapaciteteve, me fokus të veçantë në përafrimin dhe zbatimin e acquis të BE-së.

Bashkimi Evropian do të ofronte 700,000 euro (duke përjashtuar këtu TVSH) për zbatimin e këtij projekti përgjatë 15 muajve. Pavarësisht se dy kompani prezantuan ofertat e tyre, tenderi u mbyll pa fitues, kjo për arsye të tërheqjes, ose mosplotësimit të kritereve nga ana e kompanive.

Përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor 2021-2027, Bashkimi Evropian i ka zhvendosur një pjesë të fondeve në drejtim të zhvillimit të transportit hekurudhor në rajon.

Korniza e Investimeve e Ballkanit Perëndimor (WBIF) parashikonte rehabilitimin e 11 hekurudhave përgjatë korridoreve kryesore në periudhën 2024-2030, rreth 196 km në Shqipëri, 192 km në Serbi, 101 km në Kosovë, 88 km në Maqedoninë e Veriut dhe 74 km në Mal të Zi.

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......