Hekurudhat, Balluku prezanton linjat e reja: Lidhim qytetet me aeroportet dhe portet
"Shqipëria ka hyrë në një kapitull të ri të zhvillimit. Nëse flasim që po hedh drejt Europës, ne duhet të operojmë me të njëjtat instrumenta siç operon çdo shtet europian. Duhet ti kthehemi një historiku të gjatë me hekurudhat. Kemi trashërguar 420 km hekurudhë, ku kryesisht lidheshin qytetet kryesore. E gjithë ky stok, është përdorur shumë në vitet e monizmit, por jo më pas. Pas një sistemi që zhduku nga ADN jonë pronën private dhe në mungesë të lirisë, shqiptarët gjetën shprehjen e lirë te automjetet duke braktisur hekurudhën, e cila nuk pati më mundësinë të investohej.
Infrakstruktura hekurudhore u vendos të mbështetej me fonde të BE. Për hekurudhën Tiranë-Durrës, për shkak të burokracisë së gjatë, mungesës së besimit të donatorëve, u deshën vite deri në 2020 për të marrë dirën jeshile për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës. Sot mbi 75% e projektit ka përfunduar, prashikojmë deri në fund ta vitit ta kemi të dorëzuar për të nisur më pas me ndërtimin e stacioneve dhe elektrifikimi i saj. Është një transport eficent me xhepin e çdo qytetari. Në pranverën e 2026 të gjithë komponentët do jenë të përfunduar duke nisur kështu një transport komplet të ri.
10 vitet e ardhshme Shqipëria do të ketë një rrjet modern hekurudhor prej 530 km që do lidhin veriun e jugun. Do ta vijoja me Vorë-Hani Hotit, një hekurudhë ekzistuese në përdorim të disa vagonëve që çojnë mallra në sasi të vogla. Pas burokracive, jemi gati që në tremujorin e fundit të këtij viti të nisim kantierin e hekurudhës Vorë-Han i Hotit. Në fillim të 2026, hapet Durrës-Rrogozhinë, ndërkohë rehabilitimi i linjës Rrogozhinë-Pogradec, pritet që sipas gjithë proceseve, ne të nisim punimet në 2028.
Tashmë, ka lindur një nevojë edhe për hekurudhat e brendshme. Duke qënë se ndërtimi i portit të Porto Romanos nuk kuptohet pa një hekurudhë, për ta lidhur me hekurudhën Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë, do na duhet të krijojmë këtë pjesë të brendshme hekurudhore që lidh Sukth-Porto Romano, duke kompletuar këtë nyje infrastrukturore, e njëjta situatë është edhe në jug. Nuk mund të ndërtosh një aeroport dhe ta lësh të ndërlidhur vetëm me rrugë automobilistike. Transporti publik, kërkesë e çdo turisti në Shqipërisë, ndaj siç Rinasi do ketë trenin për në Tiranë apo në Durrës, edhe aerporti i Vlorës do ketë një shinë që do e çojnë në Vlorë, tren i shpejtësisë, duke krijuar kështu 2 segmente të brendshme.
Në buxhet kemi nisur parashikimin të linjës hekurudhore Rrogozhinë Vlorë, një linjë ekzistuese që duhet rehabilituar. Dje prezantuam një nga projektet më ambicioze, hekurudha Kuqezi që pas një studimi të gjatë, përvec një ëndrre, krijon akses të plotë të lëvizjes së mallrave krijon akses për Shqipërinë korridorin e X nga Nishi", tha Balluku.
Sondazh

Fermerët, më pak kosto prodhimi? Premtimi i PSD-së: Rrisim kompensimin e TVSH-së nga 6% në masën 8%
Në proframin e saj, Partia Social Demokrate (PSD) ka premtuar rritjen e kompensimit të TVSH-së për fermerët nga 6% në 8%, me qëllimin për të garantuar më......

Balluku: Unaza Çajupi dhe Rruga e Vjosës akse që ngjallin ekonomitë rajonale të Jugut
"Unaza e Çajupit, është një tjetër rrugë panoramike që lidh në mënyrën më poetike një pjesë të Zagorisë, me Gjirokastrën, Libohovën e Cajupin. E gjithë kjo......

Balluku: Dhërmi - Sarandë një rrugë krejtësisht e re, do të jetë një vepër sfiduese
"Ka ardhur koha për një hvillim tjetër. ne nisim dizejnimin e disa rrugëve që lidhin rajone të ndryshme, duke rritur kapacitetet ekonomike, bazuar mbi......

Lidhje alternative me Maqedoninë e Veriut, Balluku: Tunel 6 km në Bushtricë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, ishte sot e pranishme në aktivitetin Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për......

Balluku: Aksi Kashar-Lekaj me 6 ura dhe 2 tunele
Në aktivitetin me temë "Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030", Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se aksi......

Infrastruktura, Balluku: Për 2-3 ditë shpallet fituesi i projektit Milot-Balldren
Drejtuesja politike e qarkut Fier Belinda Balluku në aktivitetin Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030 tha se fituesi i projektit......

Nvidia, 500 miliardë dollarë për “IA” - Premton të rikthejë prodhimin në SHBA, pas kërcënimeve të Trump
Nvidia tha se po planifikon të ndërtojë servera të inteligjencës artificiale me vlerë deri në 500 miliardë dollarë në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme.......

Evropa rrit investimet për “IA” - Por, politikat e Trump mund të kërcënojnë zgjerimin
Investimet në startup-et evropiane të inteligjencës artificiale (IA) janë në rritje, pasi Komisioni Evropian zbuloi planet javën e kaluar për të forcuar......