Hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas, janë realizuar 80% e punimeve/ 40.7 mln euro hua shtesë, verën e ardhshme pritet përfundimi
Interesi i udhëtarëve që duan të përdorin trenin si mjet transporti po rritet. 666 pasagjerë përdorën transportin hekurudhor në tremujorin e katërt të vitit 2024 sipas raportit të fundit të INSTAT. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i pasagjerëve që zgjodhën trenin si mjet udhëtimi, rezulton të jetë 68,6% më i lartë. Ndërsa volumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 133,6 mijë tonë, duke shënuar rritje me 1,8%, në krahasim me tremujorin e katër 2023. Këtë javë Kuvendi i Shqipërisë i hapi rrugë avancimit të mëtejshëm të punimeve për projektin e linjës Durrës-Tiranë-Aeroport, ku u miratua marrëveshja e huasë në vlerën 40.7 mln euro. Ky financim shtesë do të përdoret për komponentë të rinj mbi projektin: Ndërtimin e 8 godinave të reja, përfshirë sheshet, parkimet dhe mbulesat e platformave të pasagjerit; Indeksim i çmimeve për materialet bazë ndërtimore; Mbikqyrjen e punimeve për godinat. Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla në prezantimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, për financimin e projektit “Hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, tha se janë realizuar 80% e punimeve të kontratës aktuale, e cila konsiston në 34 kilometra linjë të rehabilituar plotësisht mes Tiranës dhe Durrësit dhe një linjë hekurudhore komplet e re me aeroportin e Rinasit prej 5 kilometrash.
‘’Edhe në fushatë zgjedhore, dhe pse fushata me Kodin Zgjedhor është 30 ditë, ne nuk kemi kohë për të humbur na duhet të çojmë përpara një sërë projektesh, të cilët po konkretizojnë çdo ditë vizionin tonë Shqipëria 2030. Janë të gjithë shqiptarët që nuk duan të shkojnë më në Durrës me furgona, as me autobus, duan të shkojnë me tren. E patëm lënë një projekt në 2005-ën erdhi njëri këtu e anuloi se nuk i pëlqen treni, se nuk e ka njohur ndonjëherë trenin. Tani do bëhet. Treni do të jetë i standardeve më të mira evropiane dhe e mira e kësaj pune, është që nuk do shkoni më me Benza në aeroportin e Rinasit, por do shkoni me tren. Finalizimi i këtij projekti, 12 muaj nga momenti i miratimit të pr/ligji. Deri tani janë realizuar 80% e punimeve të kontratës aktuale, e cila konsiston në 34 kilometra linjë të rehabilituar plotësisht mes Tiranës dhe Durrësit dhe një linjë hekurudhore komplet e re me aeroportin e Rinasit prej 5 kilometrash”.- tha Balla.
Financimi shtesë vjen në përputhje dhe rakordim të plotë me partnerët ndërkombëtar, BERZH dhe BE. Kjo shtesë financimi do të ketë ndikim të konsiderueshëm në implementimin e projektit në tërësi, si edhe në vijueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tij gjatë procesit të shfrytëzimit të kësaj linje hekurudhore.
Sondazh

Brazil, presidenti Lula “kërcënon’’ Trump për rritjen e tarifave- “Nëse ndërmerr këtw hap për produktet, do ketë kundërpërgjigje”
Brazili është një nga vendet që presidenti Donald Trump e ka kërcënuar me rritjen e tarifave që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me Kinën, Meksikën,......

Ulet ndjeshëm koha e përpunimit të deklaratave doganore -Lehtësi për bizneset, mbi 444 mijë deklarata importi të përpunuara në 2024
Viti 2024 ka shënuar rekord sa i takon deklaratave të importit të përpunuara nga administrata doganore të cilat kanë arritur në 444.530, krahasuar më një......

Zvicra “ngrin” fondet me Shqipërinë? -Ambasada: Disa bashkëpunime do të reduktohen deri në 2028
Qeveria e Zvicrës, ka vendosur të marrë një vendim për reduktimin e fondeve për programet e ndihmave për zhvillim, në vendin tonë. Përmes një njoftimi,......

Sistem modern me kamera në dogana- Siguri dhe kontroll, hapet tenderi 72 milionë lekë
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur tenderin për përmirësimin e pajisjeve fizike të sistemit të monitorimit me kamera në degët doganore.......

Britania, 12.5 mld për impiantet me gaz- Qytetarët do të paguajnë taksa për termocentralet deri në 2040
Mbretëria e Bashkuar ka paguar më shumë se 12.5 miliardë paund për termocentralet me gaz, duke financuar këto kontrata përmes një takse në faturat e......

Central diellor në Poliçan- Investimi privat, dorëzohet aplikimi për projektin 54 MW
Teksa viti 2024 u mbyll me dhjetra aplikime për ndërtimin e centraleve dielllore nga kompanitë private, interesi për këto investime po ndjek të njëjtën......

Çfarë po ndodh sot me euron?- Ja sa po blihen dhe shiten monedhat e huaja
Tregu i këmbimit valutor shqiptar ka shënuar sot disa luhatje të lehta në kursin e monedhave kryesore ndërkombëtare. Në qendër të vëmendjes mbetet afrimi i......

10 mln euro për aftësimin profesional deri në 2027- Program bashkëpunimi Shqipëri-Zvicër për të rinjtë
Programi i bashkëpunimit Zvicër - Shqipëri po vazhdon me fokus zhvillimin ekonomik, shërbimet e infrastrukturës, ndryshimet klimatike, arsim etj edhe pse......