Hekurudha Tiranë- Durrës-Rinas, avancojnë punimet -Drejt përfundimit segmenti Domje-Aeroporti i Rinasit
Lidhja e re hekurudhore e kryeqytetit me Aeroportin e Rinasit po bëhet realitet, pasi punimet për ndërtimin e segmentit Domje-Rinas janë drejt përfundimit.
Kryeministri Rama dhe zv/Kryeministrja Balluku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kanë ndarë pamjet për publikun. Deri tani janë ndërtuar 5 km trase e re hekurudhore, 2 ura mbi lumin Tirana dhe lumin Lana, 13 tombino për kullimin e ujërave, sikurse 2 kalime në nivel me rrugën e Laknasit dhe Brukës.
Ky projekt është pjesë e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe mundëson lidhje të shpejtë e të qëndrueshme midis Durrësit, Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit. Ndërkohë, ndërtimi i kësaj linje do të sjellë më pak trafik, më pak ndotje më shumë komoditet për qytetarët dhe turistët.
Sipas projektit të kësaj linje hekurudhore, koha e udhëtimit Tiranë- Durrës do të jetë 24 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta. Linja do të ketë 11 stacione, të cilat do nisin nga Durrësi, për të vijuar në Shkozet-Sukth-Vorë-Kashar, linja këto ekzistuese por që i janë nënshtruar riparimit. Më pas aksi hekurudhor do të vijojë në Laknas, Aeroporti i Tiranës dhe Terminali i Transportit Publik Tiranë.
Stacioni i 9- të dhe i 10- të janë parashikuar dhe projektuar të ndërtohen në kontratën e segmentit shtesë nga Terminali i Transportit Publik Tiranë deri te Bulevardi i Ri. Ndërkohë stacioni i 11-të është menduar të shtrihet në kryqëzimin e rrugës “Jordan Misja”-Bulevardi i Ri.
Treni i hekurudhës Tiranë-Durrës do të jetë elektrik, ndërkohë që shpejtësia e lëvizjes parashikohet 100 km/orë. Hekurudha është e gjatë rreth 34 km dhe financimi i saj mbështetet nga BERZH përmes një kredie me vlerë 70 milionë euro.
Sondazh

Pse Trump po vendos tarifa?- Analiza, vendet që do të goditen më shumë nga masat e SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nxitur tensionet globale me kërcënimet e tij për vendosjen e tarifave. Pas shpalljes dhe më pas pezullimit të masave......

Kina redukton subvencionet për energjinë e pastër- Vendi e arriti objektivin gjashtë vjet para afatit të caktuar
Agjencia kryesore e planifikimit ekonomik të Kinës tha se po merrte hapa për të zvogëluar subvencionet për projektet e energjisë së rinovueshme, pas një bumi......

Greqia “kontrollon” detet- Flota greke përbën 20% të kapacitetit global detar
Transporti detar grek kontribuoi me 150 miliardë euro në bilancin e pagesave të vendit gjatë dekadës së fundit, ndërsa ky sektor gjeneron midis 7% dhe 8% të......

Çipet globale, rekord shitjesh në 2024- Sektori u rrit me gati 20% në raport me një vit më parë
Shoqata e industrisë së gjysmëpërçuesve njoftoi se shitjet globale të çipeve arritën në 627.6 miliardë dollarë në 2024, një rritje prej 19.1% krahasuar me......

BE, 20 mld euro për inteligjencën artificiale- Synohet rritja e konkurrencës së bllokut ndaj SHBA-së dhe Kinës
Komisioni Evropian njoftoi krijimin e një fondi komunitar prej 20 miliardë eurosh për të promovuar kërkimin dhe inovacionin në fushën e inteligjencës......

Kryeadministratorja e AAPSK: Rritja e aseteve të konfiskuara, progres në luftën ndaj paligjshmërisë
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), zj. Risena Xhaja mori pjesë sot, më 11.02.2025, në......

Leasing dhe turizmi, kombinimi fitues - Mjeti që po ndihmon kompanitë e makinave me qira të rriten
“Leasing” është kthyer në një mjet kyç për zhvillimin e sektorit të qirasë së makinave në Shqipëri. Leasing është një formë qiraje afatgjatë, ku një kompani......

Janar 2025, të ardhurat tatimore 5.4 milionë lekë me shumë se plani - Tatimet: Ecuri pozitive, 15% me shumë të ardhura se një vit më parë
Janari i këtij viti ka rezultuar i suksesshëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Referuar të dhënave të fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve......