Hekurudha Shkodër - Gjakovë, finalizimi kërkon 10 vjet - Detajet e projektit 1.8 mld euro, që do lidhë me tren Shqipërinë me Kosovën
Finalizimi i projektit për linjën hekurudhore Shkodër – Gjakovë kërkon një periudhë 10 - vjeçare. Vlerësimet, që janë pjesë e prezantimit të studimit të fizibilitetit të bërë nga konsulenti pak ditë më parë pranë institucioneve shtetërore, tregojnë se janë 5 faza deri në vënien në operim të linjës që do të lidhë me hekurudhë Shqipërinë me Kosovën.
Viti i parë përfshin zhvillimin e projektimit paraprak, ndërsa në vitin e dytë do të duhet të zhvillohen tenderët ndërkombëtare dhe lidhja e kontratës me kompaninë që do të ndërtojë hekurudhën. Përgjatë 2 viteve të para duhet të përfundojë edhe zhvillimi i dizajnit të detajuar apo shpronësime të mundshme në gjurmën ku do të kalojë hekurudha. Kohëzgjatja e ndërtimit është 7 vjet, ndërsa në vitin e fundit duhet të kryhet testimi dhe vënia në punë.
Sipas detajeve të studimit të fizibilitetit të zbardhura nga TV SCAN, linja hekurudhore nga Shkodra në Gjakovë do të ketë 7 stacione, në një gjatësi prej 105.8 km. Ky segment do të përmbajë 43 ura dhe 14 tunele, teksa gjatësia totale e tuneleve është 35.3 km. Sipas prezantimit kostot për këtë segment përllogariten në 1.8 mld euro. Rreth 1.7 mld janë kosto që nevojiten për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përllogariten si kosto për leje, shpronësime, etj.
Në prezantimin e bërë para institucioneve shtetërore nga konsulentët Abcons dhe ILF Consulting Engineers thuhet se “rezultatet dhe gjetjet e Studimit të Fizibilitetit dhe Projektimit Konceptual të Hekurudhës Durrës - Prishtinë provojnë fizibilitetin teknik dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit”, duke i rekomanduar institucioneve që të kalojnë në fazën tjetër.
Vlerësimi mori në konsideratë segmentin që nis nga Shkodra dhe përfundon në Gjakovë, duke qenë se gjurma nga Durrësi deri në Shkodër do të jetë e njëjtë me linjën hekurudhore Vorë – Hani i Hotit, për të cilën po zhvillohen procedurat tenderuese për ndërtimin e saj.
Sondazh

“Qendrat e strehimit në Shqipëri të përdoren për riatdhesim” - Ministri i Brendshëm italian zbulon planin, por kërkohen ndryshime ligjore
Italia planifikon të shndërrojë qendrat e pritjes në Shqipëri në qendra riatdhesimi të përhershëm për emigrantët e parregullt. Plani kërkon ndryshime ligjore......

Kalimi i pronësisë, sa para’ paguan shqiptarët? - Tatimi 15% “lë në vend” shit-blerjet e pasurive të paluajtshme
Tregu i shit-blerjes së pasurive të paluajtshme gjatë vitit 2024 është shoqëruar me luhatje të vazhdueshme për shkak se shumë transaksione nuk u finalizuan......

Ligji për statusin e ushtarakut/ Vengu: Paga të nivelit të NATO-s brenda 4 viteve të ardhshme!
Gjatë takimit që u zhvillua sot në Tiranë, për konsultim publik, me përfaqësues nga shoqatat e ish-ushtarakëve, për Ligjin e statusit të ushtarakut, Vengu......

“Bizneset, të papërgatitura për tranzicionin energjetik” - Dhoma Amerikane në Kosovë kërkon zgjatjen e afatit për liberalizimin e tregut
Dhoma Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon rishqyrtimin e liberalizimit të tregut të energjisë për vitin 2025. Sipas saj, Kosova ende nuk është e përgatitur......

BE “lëshon” fondet e para për Shqipërinë: 922 mln euro nga Plani i Rritjes i Ekonomike deri në 2027. Pagesat, 2 herë në vit
Shqipëria është vendi i dytë, të cilit i hapet rruga për të përfituar financimet e para nga Plani i Rritjes Ekonomike. Pas përgatitjes së suksesshme të......

Shlyhen 32 milionë euro borxhe ndaj bizneseve dhe qytetarëve - “Shkarkohen” detyrimet për investime, ulet barra e vendimeve gjyqësore
Viti 2024 është mbyllur me një rënie të ndjeshme të borxheve të pushtetit qendror dhe atij vendor ndaj bizneseve dhe qytetarëve. Stoku i detyrimeve të......

Financimet nga Plani i Rritjes, Edi Rama: Plotësuam kushtet e BE. “Shenjë e qartë që po ecim me ritme të shpejta drejt anëtarësimit”
Kryemininistri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim live me qytetarët në rrjetet sociale. Kreu i Qeverisë në fjalëën e tij tha se komisionerja......

Starline 21, hekurudha që lidh 39 destinacione evropiane - Nga Mbretëria e Bashkuar në Turqi e Ukrainë, pjesë e rrjetit edhe Tirana
Dhjetra linja hekurudhore të nisura vitet e fundit po e bëjnë më të lehtë udhëtimin përtej kufijve të vendeve evropiane. Por një propozim i sapo shpallur nga......