Shqipëria Postuar më 20 Mars 2025, 19:33

Hekurudha Shkodër – Gjakovë, Beci: 7 stacione, 43 ura dhe 14 tunele, kostoja totale 1.8 miliardë euro

Nga SCAN TV

Hekurudha Shkodër – Gjakovë, Beci: 7 stacione, 43 ura dhe 14

"Një investim që rikthen në vëmendje historinë e Shkodrës dhe lidhjen e saj shekullore me Gjakovën përmes hekurudhës’. Kështu e ka cilësuar në një postim në rrjetet sociale kreu i Bashksë së Shkodrës, Benet Beci projektin më të rëndësishëm hekurudhor që lidh Shqipërinë dhe Kosovën. Në postimin e tij Beci bashkë me një videografikë, sjell edhe këto të dhëna teknike për këtë projekt kombëtar: Hekurudha Shkodër – Gjakovë do të ketë 7 stacione dhe një gjatësi prej 105.8 km. Ky investim strategjik infrastrukturor do të përfshijë 43 ura dhe 14 tunele, me një gjatësi totale tunelesh prej 35.3 km. Sipas ekspertëve dhe studimit të fizibilitetit tashmë të realizuar, kostoja e këtij segmenti përllogaritet në 1.8 miliardë euro. Nga kjo shumë, rreth 1.7 miliardë euro janë të nevojshme për ndërtimin, ndërsa pjesa tjetër përfshin kosto për leje, shpronësime dhe detaje të tjera teknike", shkruan Beci.

https://www.facebook.com/beci.benet/videos/863628112545128

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat