Hekurudha Rrogozhinë-Vlorë, në rehabilitim - Hapet tenderi për projektimin. Linjë edhe nga aeroporti i ri, në Vlorë
Hekurudha Shqiptare ka hapur tenderin për studimin dhe hartimin e projektit për rehabilitimin e linjës Rrogozhinë – Vlorë, si dhe projektimin e vijës së re që do të lidhë aeroportin e Vlorës me qytetin.
Sipas dokumenteve të tenderit, linja ekzistuese Rrogozhinë-Vlorë me gjatësi 84.27 km, funksionon nën kapacitetin optimal për shkak të infrastrukturës së vjetëruar dhe nevojës për përmirësime të thella. Ndërkohë që, ndërtimi i aeroportit të Vlorës krijon një mundësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit.
Për këtë arsye, është e domosdoshme ndërtimi i një linje të re hekurudhore për të lidhur qytetin e Vlorës me këtë aeroport.
“Kjo lidhje do të garantojë transport efikas për pasagjerët dhe do të rrisë atraktivitetin e rajonit për investime dhe turizëm”, - thuhet ndër të tjera në dokumentet e tenderit.
Kompania që do të fitojë tenderin do të duhet të hartojë një projekt zbatimi për një linjë hekurudhore elektrike me shpejtësi deri në 120 km/orë. Po ashtu, hekurudha duhet të jetë sipas standardeve të kategorisë UIC D4 me ngarkesë 22.5 ton për aks, dhe ngarkese gjatësore 8,0 t/m dhe mundësinë e drejtimit të trenave me gjatësi prej 740 m (mundësi për shkëmbim te trenave).
Sipas Hekurudhës Shqiptare zbatimi i këtij projekti synon të ofrojë një shërbim të kombinuar të transportit hekurudhor me transportin ajror, duke lehtësuar aksesin e udhëtarëve në aeroport në mënyrë më të shpejtë, të sigurt dhe më të qëndrueshme.
Gjithashtu, një nga objektivat kryesore është rritja e sigurisë së lëvizjes për udhëtarët, duke reduktuar rrezikun e aksidenteve.
Sondazh

Për një Tiranë më të qetë! - Bashkia hap tenderin për reduktimin e ndotjes akustike
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për krijimin e hartës strategjike të zhurmave. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është rreth 5......

Paundi cash i kapur në kufi, “sfidon” valutat e tjera - Mbi 77 mijë GBP të padeklaruara në 8 pika doganore deri në Gusht
Drejtoria e Antitrafikut në pikat e kalimit kufitar në Degët Doganore Durrës, Rinas, Hani Hotit, Vlorë, Kakavijë, Kapshticë, Muriqan dhe Morinë ndaj......

Çmimet e vajit të ullirit, në rënie në 2025 - Sipas fermerëve, kostot e prodhimit mbeten të larta
Çmimet e prodhimit të vajit të ullirit në Greqi po bien me shpejtësi, duke qëndruar aktualisht rreth 5 euro për litër, ndërsa kostot janë jashtëzakonisht të......

Koha e dhuratave nga DigitAlb! - Oferta të jashtëzakonshme për të gjithë shqiptarët
Festat e fundvitit i mbledhin të gjithë në shtëpi dhe DigitAlb është kryefjala e atmosferës magjike dhe ngrohtësisë së familjes. Platforma televizive e të......

Kryeministri Rama në darkën me diplomatët e huaj: Shqipëria hyri në ligën botërore të turizmit
Një vend të veçantë në darkën e Kryeministrit Rama me diplomatët e huaj në Tiranë ka zënë edhe bilanci për ekonominë në 2024. Rama përmendi turizmin,......

Raporti i SIGMA: Administrata publike shqiptare, profesioniste dhe transparente, Shqipëria lider rajonal
“Shqipëria mbetet lider rajonal në funksionimin e administratës publike në pesë nga gjashtë fushat tematike, veçanërisht në menaxhimin e financave publike,......

Britania shpallet vendi më i palumtur për fëmijët! - Si janë të rinjtë në pjesën tjetër të Europës?
Europa, veçanërisht BE-ja, konsiderohet si një nga rajonet më të begatë në botë. Megjithatë, pavarësisht nga ky prosperitet, shumë të rinj brenda kufijve të......

Rihapet tenderi për portin e ri në Porto Romano, 400 mln euro për fazën e parë të projektit
Autoriteti Portual Durrës ka rihapur tenderin për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Fillimisht gara u hap në muajin korrik të këtij viti, por......