Hekurudha e re Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport- Tenderi për projektimin mbyllet pa ankesa. I hapet rruga lidhjes së kontratës
Tenderi për studimin dhe hartimin e projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë, si dhe projektimin e vijës së re hekurudhore që do të lidhë aeroportin e Vlorës me qytetin e Vlorës është mbyllur pa ankesa, duke i hapur rrugë shpalljes së fituesit dhe lidhjes së kontratës. Procedura prokuruese u hap në muajin dhjetor nga Hekurudha Shqiptare, teksa kompanitë kishin afat deri në datën 10 shkurt për dorëzimin e ofertave.
Kompania që do të fitojë tenderin do të duhet të hartojë një projekt zbatimi për një linjë hekurudhore elektrike me shpejtësi deri në 120 km/orë. Po ashtu, hekurudha duhet të jetë sipas standardeve të kategorisë UIC D4 me ngarkesë 22.5 ton për aks dhe ngarkesë gjatësore 8 t/m. Po ashtu, projekti do të mbajë në konsideratë dhe mundësinë e drejtimit të trenave me gjatësi prej 740 m dhe mundësinë për shkëmbimin e trenave.
Me hapjen e procedurës tenderuese u bë me dije se linja ekzistuese Rrogozhinë-Vlorë me gjatësi 84.27 km, funksionon nën kapacitetin optimal për shkak të infrastrukturës së vjetëruar dhe nevojës për përmirësime të thella. Ndërkohë që, ndërtimi i aeroportit të Vlorës krijon një mundësi të madhe për zhvillimin ekonomik dhe turistik të rajonit dhe për këtë arsye, është e domosdoshme ndërtimi i një linje të re hekurudhore për të lidhur qytetin e Vlorës me këtë aeroport. “Kjo lidhje do të garantojë transport efikas për pasagjerët dhe do të rrisë atraktivitetin e rajonit për investime dhe turizëm”, - thuhej ndër të tjera në dokumentet e tenderit.
Sipas afateve të përcaktuar gjatë hapjes së tenderit, projekt-ideja përfundimtare do të duhet të jetë gati brenda 12 muajve nga nënshkrimi i kontratës. Kjo do të thotë se duke marrë në konsideratë dhe hapat e tjerë deri në momentin e lidhjen e kontratës me kompaninë fituese, projekti që do i hapë rrugë tenderimit për zbatimin e punimeve do të duhet të jetë gati në pranverën e vitit 2026.
Sondazh

Shqipëria kampione e Sigurisë Kibernetike në Ballkan për të dytin vit radhazi!
Ekipi i ekspertëve të AKSK dhe AKSHI kanë fituar sërish vendin e parë në Balkans Live-Fire Cybersecurity Exercise, duke tejkaluar ekipet e Malit të Zi dhe......

FMN vlerëson pozitivisht Doganat, rritje të konsiderueshme e të ardhurave
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar me nota të larta progresin e Administratës Doganore që për vitin 2024, siç citon FMN, “solli arritje të......

Si po ndikon pronësia mbi tokën tek investimet e huaja?- Raporti i FIAA/ Po zvarriten projektet, bregdeti më problematik
Pronësia mbi tokën po vijon të jetë një pengesë serioze për investimet e huaja në vend. Referuar raportit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipërisë......

Çmimet, mishi dhe bulmeti "parakalojnë" zarzavatet/ Inflacioni e nis vitin me rënie. Zbret në 1.9% në Janar
Inflacioni në Shqipëri e ka nisur vitin me rënie, paçka se modeste, duke zbritur në 1.9%, nga 2.1% që ishte në muajin dhjetor dhe 3.4% që regjistrohej......

Kufizime të rrepta ndaj reklamave të kredive- Rregullorja e BSH: Nga 1 maji, jo më shprehje “pa interes” apo “0 komision”
“Pa interes”, “komisione dhe tarifa zero”, “kostoja më e ulët në treg”, apo “ne paguajmë për ju”, janë vetëm disa nga shprehjet që nuk do t'i dëgjoni më në......

Tiranë, dyfish më shumë bebe se Fieri dhe Elbasani/ Sipas INSTAT, lindjet regjistruan rënie në të gjithë qarqet e vendit
Tendenca e rënies së lindjeve në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e dukshme, duke përfshirë të gjitha qarqet e vendit. Të dhënat e fundit tregojnë një......

Greqia, mbështetje për sipërmarrësit e vegjël- Kredi të favorshme deri në 25,000 euro për bizneset e vogla dhe të mesme
Fondi i Ri i Mikrokredive në Greqi, i cili është pjesë e Fondit të Sipërmarrjes TEPIX III, është në funksion të plotë prej rreth dy javësh dhe do të......

Central i madh diellor në Fier- Miratohet projekti me fuqi 21 MW, 2% të energjisë do ia japë falas shtetit
Qeveria ka miratuar ndërtimin e një centrali diellor të madh në Sheq Marinas të Fierit. Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të......