Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Balluku: Përfundon studimi i fizibilitetit. Hapet rruga e realizimit!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projek-tideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë, raporti i të cilit u është prezantuar dy skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria.
“Raporti, i cili u prezantua nga konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi. Hekurudha kuqezi”, u shpreh Balluku.
Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm si një transport komercial të rëndësishëm, që do të lidhë portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, por edhe si një transport alternativ që do të lidh udhëtarët e shumtë midis dy vendeve.
Kjo hekurudhë nuk bën pjesë në korridoret e transportit europian, si rasti i segmenteve Vorë- Hani i Hotit apo Durrës-Pogradec, megjithatë dy qeveritë janë të angazhuara dhe me përfundimin e studimit të fizibilitetit, do të hapin garën ndërkombëtare, të kombinuar midis dy vendeve dhe për të nisur menjëherë ndërtimin e kësaj hekurudhe që është cilësuar si një ëndërr e madhe e mbetur pa realizuar.
Hekurudha që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit. Parashikohet që hekurudha të kalojë nga Durrësi, në Shkodër, për të vijuar në Gjakovë e më pas në Prishtinë.
Sondazh

Sa ushtarë dhe investime të tjera i duhen Europës për të mbrojtur veten pa SHBA-në?!
Një raport i ri i përbashkët i institutit të studimit Bruegel dhe Institutit Kiel ka paralajmëruar se agresioni i ri rus në Europë është "i imagjinueshëm",......

Nafta shënon rënien e parë mujore që nga nëntori – Shkak, pasiguria për ekonominë globale dhe kërkesës për karburant!
Çmimet e naftës u lehtësuan të premten teksa po shkonin drejt rënies së tyre të parë mujore që nga nëntori, duke u zvarritur nga pasiguria mbi rritjen......

“Pakti i tregtisë së lirë, brenda vitit” - BE-Indi bien dakord të përshpejtojnë bisedimet për të arritur marrëveshjen
Kryeministri indian Narendra Modi dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord të shtyjnë për përfundimin e një pakti të tregtisë së lirë këtë vit, tha presidentja......

TIA: Nga 1 marsi, pasagjerët në Rinas kartë imbarkimi elektronike!
TIA njofton se duke filluar nga nesër, 1 mars, pasagjerët që tashmë kanë një kartë imbarkimi elektronike në telefonin e tyre mund të udhëtojnë nga Aeroporti......

Sa kushton projekti i këmbësorëve në ish-Bllok? - Pashako: Eleminohen parkimet, korsitë vazhdojnë siç janë
Rreth 3 milionë euro do të jetë projekti që pritet të transformojë ish-Bllokun në zonë këmbësorësh. Tv Scan zbardh projektin ku janë detajuar ndryshimet e......

OpenAI prezanton GPT-4.5 Modeli i ri gjuhësor ofron përmirësime në saktësinë e informacionit
OpenAI prezantoi versionin paraprak të kërkimit të GPT-4.5, një model gjuhësor të gjerë për qëllime të përgjithshme. Fillimisht do të jetë i hapur për......

Si oreksi i Amerikës për arin po 'thith' rezervat e shufrave nga vendet e tjera?!
Kërkesa e fortë e SHBA-së për ar po "thith" shufra ari ose argjendi nga disa vende ndërkohë që tregtarët po përpiqen ta grumbullojnë atë përpara se tarifat e......

Britania, 37% më pak viza pune në 2024 - Kufizimet e emigracionit ndikojnë në sektorët e shëndetësisë, kujdesit social
Britania e Madhe pësoi një rënie të mprehtë në numrin e vizave të dhëna për punëtorët e huaj në vitin 2024, sipas të dhënave zyrtare. Shumë më pak punonjësve......