Shqipëria Postuar më 26 Mars 2026, 11:33

Hekurudha, 1 mld lekë shpenzime - Realizimi i buxhetit, projektet që u financuan gjatë vitit 2025

Nga Ola Mitre

Hekurudha, 1 mld lekë shpenzime - Realizimi i buxhetit, projektet që u

Hekurudha shqiptare shpenzoi rreth 1 mld lekë gjatë vitit 2025, sipas pasqyrës së realizimit të buxhetit të publikuar nga ky dikaster. 

Sipas dokumentit, gati 400 mln lekë nga financimi i brendshëm kanë shkuar për pagesat e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, për disa nga projektet më të rëndësishme hekurudhore, siç janë Vorë – Hani i Hotit dhe Tiranë - Durrës - Rinas. Kjo pasi, sipas marrëveshjeve të kredive, TVSH-ja është një komponent që mbulohet nga shtetit shqiptar. Pjesa më e madhe e kësaj shume ka shkuar pikërisht për kontratën e zbatimin projektit të linjës Tiranë - Durrës dhe ndërtimin e linjës se re Tiranë -Rinas, ndërsa një pjesë për zbatimin e kontratës për ndërtimin e godinave të stacioneve hekurudhore dhe zonave te jashtme përgjatë kësaj linje.

Paralelisht, rreth 86 mln lekë, nga financimi i brendshëm kanë shkuar për studime e projektime, ku pjesën më të madhë e ka marrë studimimi i fizibilitetit për hekurudhën Shkodër – Gjakovë, me gati 40 mln lekë. Për pjesën tjetër të këtyre shpenzimeve nuk janë dhënë detaje mbi projektet konkrete ku ka shkuar financimi.

Ndërkohë, sa i takon financimit të huaj, raporti i realizimit të buxhetit të Hekurudhës Shqiptare tregon se gjatë vitit të shkuar nuk është realizuar asnjë pagesë, teksa parashikimi ishte për 2.7 mld lekë.

Paralelisht, shpenzimet përfshijnë edhe 500 mln lekë subvencion, të përdorura për mbështetjen e aktivitetit të përditshëm të hekurudhës.

 

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat