HEC i Vaut të Dejës kërkon rehabilitim të plotë - KESH nis hartimin e strategjisë, ndërhyrja do sjellë mbi 5.4 mln euro shtesë në vit

Hidrocentrali i Vaut të Dejës, një nga veprat kryesore të sistemit energjetik të vendit, ka nevojë për rehabilitim të plotë, pas më shumë se 53 vitesh pune pa ndërhyrje thelbësore.
Sipas një raporti teknik të publikuar nga Koroporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe i përgatitur në vitin 2023 nga konsulenti ndërkombëtar Fichtner, pajisjet elektromekanike të HEC-it janë të vjetruara dhe në disa raste në gjendje kritike, duke rritur rrezikun e defekteve të papritura dhe ndërprerjeve të gjata të prodhimit. Raporti konkludon se edhe pse hidrocentrali funksionon normalisht, pa masa rehabilituese ky rrezik do të shtohet ndjeshëm në vitet e ardhshme. Për këtë arsye, Fichtner rekomandon rehabilitimin e plotë të impiantit.
Ndërkaq, në vitin 2025 Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka nisur zbatimin e projektit CONNECTA2, financuar nga, KfW dhe Banka Evropiane e Investimeve, i cili synon hartimin e strategjisë së rehabilitimit, analizën kosto-përfitim dhe vlerësimet e ndikimit në mjedis dhe klimë. Ky projekt konsiderohet si vazhdim logjik i raportit të Fichtner, duke u mbështetur në gjetjet e tij për të përcaktuar prioritetet teknike dhe të sigurisë.
Specialistët e projektit theksojnë se vlerësimi i pajisjeve po kryhet mbi dy parime kryesore: siguria e digës dhe funksionimi i pandërprerë i hidrocentralit. Një nga përfitimet kryesore të rehabilitimit pritet të jetë rritja e rendimentit të prodhimit të energjisë, falë pajisjeve më efikase dhe teknologjisë së përmirësuar të projektimit. Sipas vlerësimeve, modernizimi mund të rrisë prodhimin me rreth 74 mijë mWh në vit, afro 7.9% më shumë se mesatarja vjetore që prej vitit 2007, duke sjellë të ardhura shtesë mbi 5.4 mln euro çdo vit.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave: Bashkëpunimi me biznesin, thelbësor për një tregti të ndershme dhe të sigurtë
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve që kanë aplikuar për statusin e Operatorit Ekonomik të......
SHBA do të publikojë të dhënat e UFO-ve/ Urdhëri i Trump për qeverinë, pas deklaratave të ish-presidentit Obama
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar planet për të deklasifikuar dhe publikuar informacione qeveritare të pazbuluara më parë në lidhje me jetën......
Asetet e konfiskuara nga krimi/ Ministrja Koçiu: Në shërbim të qytetarëve dhe familjeve të efektivëve të rënë në detyrë
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në konferencën e sotme për media, njoftoi nismën për përdorimin e aseteve kriminale të sekuestruara dhe të......
Qeveria e Kosovës do të vendosë çmime tavan - Së shpejti pritet të miratohet edhe konfiskimi i pasurive të pajustifikuara
Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e dytë pas formimit, ku ka miratuar projekt-programin e projektligjeve për vitet 2026–2028. Kryeministri, albin......
Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, cilat janë rreziqet? - Analiza/ Primi i diferencuar mund të jetë barrë për shtresat më të varfra
Sigurimi i detyrueshëm i banesave nga tërmetet dhe përmbytjet, mund të jetë një instrument që ofron mbrojtje reale për qytetarët, por nga ana tjetër mund të......
Sa u rritën fluturimet komerciale në janar? Eurostat: Shqipëria, rritje rekord 115.7% krahasuar me periudhën para pandemisë
Fluturimet komerciale po kthehen gjithnjë e më shumë në një tregues të drejtpërdrejtë të zhvillimit të turizmit dhe të dinamikës së lëvizjes së qytetarëve,......
Turqia forcon pozitat, Arabia Saudite tërhiqet/ Si ndryshuan partnerët kryesorë tregtarë të importeve në fillimvit?
Në janar 2026, struktura e importeve mbetet e ngjashme me atë të një viti më parë, por me disa lëvizje të dukshme në peshat relative të partnerëve. Italia......
300 milionë lekë grant për startup-et në 2026 - Miratohet skema e ndihmës shtetërore për sipërmarrjet inovative
Qeveria do të mbështesë financiarisht startup-et dhe lehtësuesit e tyre gjatë vitit 2026, përmes një skeme ndihme shtetërore në formën e grantit, me një fond......


