Hasani në vizitë zyrtare në Qipro: Koha për të intensifikuar dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomik
Gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Republikën e Qipros, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shtetit qipriot.
Në takimin me Presidentin e Republikës së Qipros, z. Nikos Christodoulides, Ministri Hasani theksoi se të dy vendet vlerësojnë marrëdhëniet miqësore dhe të konsoliduara mes tyre. “Është koha për t'i dhënë një shtysë të re dialogut politik ndërmjet Shqipërisë dhe Qipros, dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha si turizmi, energjia, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, arsimi, farmaceutika dhe ndërtimi,” – deklaroi ai.
Ministri Hasani u prit gjithashtu nga homologu i tij, Ministri i Jashtëm i Qipros, z. Costantinos Kombos. Ata patën një diskutim të thelluar mbi zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë. Ministri Hasani vlerësoi mbështetjen e Qipros për integrimin evropian të Shqipërisë. “Shqipëria e konsideron Qipron një partner të rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Presim me interes bashkëpunimin e ngushtë gjatë Presidencës së Qipros në Këshillin e BE-së në vitin 2026.” – shtoi ai.
Të dy ministrat shprehën interes për krijimin e një linje ajrore direkte mes dy vendeve, që do të nxisë ndjeshëm shkëmbimet turistike dhe lidhjet mes qytetarëve.
Gjithashtu, u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Akademive Diplomatike të të dy vendeve për bashkëpunim në trajnimin diplomatik, me qëllim forcimin e aftësive profesionale dhe shkëmbimin institucional midis shërbimeve diplomatike.
Gjatë vizitës në Qipro, Ministri Hasani u takua gjithashtu me Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, znj. Annita Demetriu; si dhe Zëvendësministren e Jashtme, znj. Marilena Raouna – e cila do të drejtojë përgatitjet teknike për Presidencën e Qipros në BE në vitin 2026. Diskutimet u përqendruan në zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë dhe rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.
Mendimi juaj

IA “kërcënon” profesionet e grave - Janë trefish më të rrezikuara se burrat për t’u zëvendësuar nga teknologjia
Një raport i ri i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tregon se punët e grave në vendet me të ardhura të larta kanë më shumë gjasa të zëvendësohen ose të......

Punonjës të paqëndrueshëm! - Baret në kryeqytet kërkojnë staf të paktën 2 herë në vit
Kamarierë dhe banakierë të paqëndrueshëm po detyrojnë baret dhe restorantet në Tiranë të publikojnë njoftime punësimi disa herë brenda vitit, shpesh për të......

Greqia do të furnizojë Evropën me gaz - Projekti parashikon transportimin e rreth 25 miliardë metrave kub në vit
Strategjia e Greqisë për shfrytëzimin e infrastrukturës ekzistuese të gazit natyror në rajonin e Evropës Juglindore në rrjedhë të kundërt është në rrugën e......

Pagat e jugut “boshatisin” Tiranën nga kamarierët - Flora Xhamani Baba: Kjo vjen për shkak të rënies së fluksit në kryeqytet
Zhvendosja e rinisë dhe jo vetëm nga kryeqyteti për të punuar në jug të vendit gjatë sezonit veror po hap shkakton probleme për baret dhe restorantet në......

Shqipëria kyreson në rajon dhe Europë/ Netë qëndrimet, 36.2% më shumë gjatë muajit Mars
Eurostat ka publikuar të dhënat në lidhje me netë qëndrimet të turizmit për tremujorin e parë të vitit 2025. Sipas këtyre statistikave, në total pati 452.4......

Cili duhet të jetë vizioni i ri industrial në Shqipëri? - “Kapitali njerëzor dhe tregu rajonal, çelësat për ekonomi prodhuese”
Zhvillimi i një modeli industrial shqiptar për ekonomistët do të vlerësohej si një nga potencialet që Shqipëria duhet t’i shfrytëzojë. Sipas ekspertit të......

OSHEE “riskedulon” kreditë 81.5 mln euro - Merr hua 45.75 mln euro nga BERZH, kursehen mbi 7 mln euro nga interesat bankare
OSHEE do të marrë 45.75 mln euro kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për të rifinancuar dhe zgjatur afatet kohore të overdrafteve ekzistuese......

Bizneset në industri, optimiste për eksportet - BSH: Besimi në ekonomi u rrit me 1.1 pikë në maj. Shërbimet, nivel të lartë kërkese
Pas një rënieje në muajin prill, besimi në ekonomi i është rikthyer sërish rritjes gjatë majit. Sipas raportit të përmuajshëm të Bankës së Shqipërisë,......