Hasani me zëvendëskryeministren e Ukrainës: Riafirmojmë mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë!
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani mirëpriti sot në mjediset e MEPJ, zëvendëskryeministren për Integrimin Europian dhe Euroatlantik të Ukrainës, Olha Stefanishyna, njëherësh ministre e Drejtësisë dhe kryenegociatore.
“Rikonfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën si në aspektin politik, diplomatik dhe praktik”, u shpreh Hasani përmes një publikimi në rrjetet sociale.
Ndër të tjera, ministri nënvizoi se, gjatë takimit kanë bashkëbiseduar mbi rrugëtimin europian të secilit prej vendeve tona.
“Përcolla edhe mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë për anëtarësimin e Ukrainës, si dhe rëndësinë strategjike të mbajtjes së zgjerimit në agjendën europiane”, shtoi ai.

Konfiskohet pallati në ndërtim në Vlorë/ Rama: Këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit!
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion kombëtar për verifikimin e të gjitha objekteve në ndërtim në të gjithë territorin e......

Rritja e aftësive në instalimin e paneleve diellore - Vasili: Shkollat profesionale kanë rritur interesin për aftësitë e “gjelbra”
Teksa tregu i punës ka nevojë për punonjës të specializuar në fushën e energjive të rinovueshme, shkollat e arsimit dhe formimit profesional kanë rritur......

“Ekonomia do të vijojë të rritet” - Parashikimi/ Viti mbyllet me normë 3.9%, nxitje nga konsumi dhe investimet
Parashikimi i qeverisë për vazhdimin e vitit 2025 është optimist dhe pritet që ekonomia të vijojë në ritmet pozitive të rritjes me një normë prej 3.9......

Tatimorët, në terren për sigurinë ushqimore - Rama paralajmëron tregtarët: Mishi dhe qumështi pa faturë, konfiskohen
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se grupet e inspektimit janë në terren për të kryer kontrolle te tatimpaguesit që tregtojnë produkte......

22 vatra zjarri të raportuara, 5 ende aktive – AKMC informon mbi situatën e detajuar në vend!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot lidhur me situatën e zjarreve në rang vendi dhe njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22......

Cilat qarqe “ushqejnë” Shqipërinë? Fieri me mish e qumësht, Durrësi me vezë, Korça me mjaltë
Blegtoria mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme në Shqipëri, duke garantuar një burim të qëndrueshëm ushqimi dhe të ardhurash për mijëra familje. Të......

Sa kushton një natë kampingu në vendin tonë? Shqipëria renditet me koston më të ulët në rajon dhe Europë
Turizmi është kthyer në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur numri i pushuesve si rezidentë ashtu edhe......

Objektivat për ndryshimet klimatike - BE synon një marrëveshje deri në shtator
Shumica e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë mbështetur planet për një marrëveshje mbi objektivin e tyre të ri për ndryshimet klimatike deri në......