Shqipëria Postuar më 15 Korrik 2025, 15:11

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët europianë

Nga Edel Strazimiri

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin,

Forcimi i partneritetit dypalësh mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si dhe agjenda evropiane ishin pjesë e bashkëbisedimit të sotëm në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme mes ministrit Igli Hasani dhe 2 anëtarëve të Bundestagut gjerman, Tilman Kuban dhe David Preisendanz, pjesë e Bashkimit Kristian Demokrat (CDU).

Përgjatë takimit, ministri Hasani vlerësoi Gjermaninë si një partner kyç strategjik në procesin e reformave dhe integrimin evropian të Shqipërisë.

Ndër të tjera, ministri Hasani u shpreh se gjatë takimit të sotëm me anëtarë të Bundestag, mirëpriti dialogun e hapur dhe riafirmoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare në ndërtimin e besimit dhe avancimin e objektivave tona të përbashkëta europiane.

“Presim me padurim të çojmë këtë bashkëpunim edhe më përpara”, u shpreh Hasani.

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin,

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat