Hartë e re për verërat shqiptare - Përcaktohen zonat e kultivimit. Shqipëria me standarde evropiane
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Vlorë ka hapur tenderin me objekt studimi për përcaktimin e zonave të prodhimit të rrushit për verë.
Sipas dokumentit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e konsideron sektorin e vreshtarisë dhe të prodhimit të verës shqiptare, si një sektor me mundësi të mëdha zhvillimi për agrobiznesin, punësimin dhe përmirësimin e standarteve të jetesës në zonat rurale.
Ndërkohë, qëllimi kryesor i studimit është të krijojë një hartë të zonave homogjene të vreshtave në të gjithë territorin shqiptar, që do t‘u shërbejë prodhuesve si bazë për përfshirjen në skemat e cilësisë që janë aktive në Bashkimin Evropian. Situata aktuale e verërave shqiptare, pa verëra me emërtime si, treguesit gjeografikë të mbrojtur ose emërtimi i origjinës së mbrojtur, është disavantazhuese në krahasim me verërat e BE-së.
Njohja e skemave të cilësisë është e rëndësishme për sektorin e verërave shqiptare, kjo për shkak se një pjesë e konsiderueshme e verërave të BE-së, është në këto skema cilësie, të cilat kanë një ndikim pozitiv në zgjedhjet e konsumatorëve të verërave dhe orientojnë zgjedhjet e tyre.
Sipas BE-së, këto produkte paraqesin një pikë të fortë dhe një avantazh konkurrues të rëndësishëm për grupet e prodhuesve dhe janë pjesë integrale e trashëgimisë kulturore dhe gastronomike të vendeve.
Referuar dokumentit, për të ndërtuar një bazë të rëndësishme për mbrojtjen e verërave cilësore shqiptare përmes skemave cilësie, është e rëndësishme përcaktimi i zonave klimatike për kultivimin e vreshtave në territorin e Shqipërisë sipas klasifikimit europian, gjithashtu të identifikohen zonat homogjene të kultivimit të vreshtave e sidomos të identifikohen ato që konsiderohen varietete autoktone. Studimi është shumë i rëndësishëm për orientimin e mbjelljeve të reja në Shqipëri, në përputhje me prirjen e një zone specifike.
Njohja e skemave të cilësisë është e rëndësishme për sektorin e verërave shqiptare në kontekstin e integrimit të tregut vendas në atë evropian, si dhe perspektivat e ardhshme të integrimit të plotë. Ndërkaq, fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 20 milionë e 833 mijë lekë.
Sondazh

Kosovë, si reaguan partitë pas zgjedhjeve? - Kurti vlerëson procesin. PDK, e kënaqur me rezultatin
Lëvizja Vetëvendosje është partia që ka marrë pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e së dielës në Kosovë, sipas rezultateve preliminare të publikuara......

Albin Kurti fiton zgjedhjet në Kosovë - Por, rezultati “imponon” formimin e një koalicioni qeverisës
Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, u rendit e para në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë, por me shumë gjasa i duhet të negociojë......

BE do të nisë blerjen e përbashkët të hidrogjenit - Platforma e re do të sigurojë marrëveshje më të mira për mineralet kritike
Bashkimi Evropian do të nisë operimin e platformës së blerjeve të përbashkëta për burimet kritike me blerjen e hidrogjenit në shtator të këtij viti. Më pas......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje duke u blerë sot me 95.3 lekë dhe duke u shitur me 96.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Në raport me javën......

Cilat janë rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Kosovë?
Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, nisi menjëherë sapo u mbyll procesi i votimit. Referuar të dhënave të deritanishme të Komisionit......

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë - KQZ: Pjesëmarrja 40.4%!
Në të gjithë Kosovën, në orën 19:00, nisi mbyllja e procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare. Ndërkohë, pas përfundimit të procesit votimit, ka nisur......

Subjektet politike në Kosovë, me fokus te diaspora - Si do të përfshihen komunitetet shqiptare në programet e partive?
Organizata joqeveritare Germin ka analizuar programet zgjedhore të partive kryesore në Kosovë për të vlerësuar përfshirjen e diasporës në politikat e tyre.......

Zgjedhjet në Kosovë, programet e partive - Premtimet e kandidatëve në garën për udhëheqjen e vendit
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë shihen gjerësisht si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin......