Hartat kadastrale drejt digjitalizimit - ASHK: Nis faza teknike, shërbimet me ndërhyrje në hartë pezullohen përkohësisht

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka bërë të ditur nisjen e fazës teknike për digjitalizimin e hartave kadastrale fizike, një proces i rëndësishëm që synon përmirësimin e administrimit të dokumentacionit mbi pronat në të gjithë vendin.
Sipas njoftimit nga ASHK, projekti po realizohet në bashkëpunim me UNOPS dhe parashikon digjitalizimin e plotë të hartave kadastrale, të cilat aktualisht ruhen në format fizik. Procesi do të zhvillohet në disa etapa teknike, duke përfshirë inventarizimin e dokumenteve ekzistuese, skanimin profesional të tyre, gjeoreferimin dhe më pas ngarkimin në sistemin elektronik për administrim dhe ruajtje afatgjatë.
Ky transformim konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të shërbimeve kadastrale, rritjes së transparencës dhe garantimit të sigurisë së të dhënave për pasuritë e paluajtshme.
Gjatë zbatimit të procesit teknik, Agjencia Shtetërore e Kadastrës njofton se shërbimet që kërkojnë ndërhyrje direkte në hartën fizike do të pezullohen përkohësisht për një periudhë 21-ditore në zonat kadastrale që do të përfshihen në projekt. Ky pezullim, sipas institucionit, është i nevojshëm për të garantuar saktësinë, integritetin dhe sigurinë e dokumentacionit gjatë transferimit në sistemin digjital.
Pas përfundimit të procesit, harta kadastrale digjitale do të shërbejë si dokument zyrtar për administrimin e të dhënave mbi pronësinë në Shqipëri.
“13 mijë pensionistë që punojnë, përjashtim nga kontributet” - Propozimi/Të mos paguajnë detyrime për një periudhë 4-vjeçare
Pensionistët, të cilët gëzojnë pensionin, por vijojnë të jenë aktivë në tregun e punës, duhet të përjashtohen përkohësisht nga kontributet. Kjo është nisma......
Vijojnë investimet në kullim-ujitje/ MBZHR: Përfundojnë punimet në kanalin K-1 në Kurbin
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon investimet në sistemin e ujitjes dhe kullimit në të gjithë vendin, si për ndërtimin e veprave të reja, ashtu......
Nis rimbursimi i tatimit të mbipaguar për mbi 3 mijë individë deklarues të DIVA 2025!
Administrata Tatimore ka nisur procesin e rimbursimit të tatimit të mbipaguar për individët që kanë plotësuar Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave......
250 milionë euro për biznesin - Ibrahimaj: Nxitje investimeve dhe punësimit
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se memorandumi i nënshkruar mes qeverisë dhe bankave tregtare synon të mbështesë......
SHBA-Kinë, dy superfuqitë ekonomike - Analiza/ Çfarë pritet nga samiti 3-ditor Trump-Xi Jinping?
Ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti në Pekin për një samit tre-ditor që do të përfundojë të premten, vetë simbolika mbart një rëndësi të......
Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedhat e huaja kryesore
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë të mërkurë rritje të vlerës sikurse edhe një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 80.9 lekë dhe duke u......
Buxheti rekord i BE-së prej 2 trilionë euro - Cilët sektorë fitojnë dhe cilët humbasin?
BE-ja po negocion buxhetin e saj të ardhshëm afatgjatë, Kornizën Financiare Shumëvjeçare për vitet 2028-2034. Komisioni Evropian propozoi 1.8 trilionë euro,......
19,8 mln fuçi naftë të bllokuara në Lindjen e Mesme - Administrata amerikane përditëson të dhënat. Pret ulje të kërkesës, rritje çmimesh
Administrata Amerikane e Informacionit për Energjinë rishikoi parashikimet e saj të mëparshme për të reflektuar një goditje shumë më të madhe dhe më të gjatë......


