Shqipëria Postuar më 28 Qershor 2025, 10:59

Harta e vreshtave/ Cilat rajone prodhojnë më shumë? - Kryeson Fieri me 39.2 mijë ton, Kukësi në vendin e fundit

Nga Elisabeta Dosku

Harta e vreshtave/ Cilat rajone prodhojnë më shumë? - Kryeson

Afro 183 mijë ton rrush është prodhuar në vitin 2024 në Shqipëri, me një rritje prej vetëm 3 ton në raport me 2023, për rënie në krahasim me vitet e mëparshme.

Por cili rajon ka prodhimtarinë më të lartë?

Në vendin e parë renditet Fieri, me 39.2 mijë ton të prodhuar. Ndjekur nga qarku i Elbasanit me afro 30 mijë ton. Më pas renditet Berati me 17.8 mijë ton,  Tirana me 17.7 mijë ton rrush të prodhuar, ndjekur nga qarku Vlorë me 17.5 mijë ton. Qarku Durrës ka prodhuar 15.8 mijë ton rrush, Korça 12.4 mijë ton dhe Dibra 10.5 mijë ton.

Qarqe të tjera si Shkodër, Lezhë, Gjirokastër regjistrojnë një prodhimtari nën 10 mijë ton, ndërsa listën e mbyll Kukësi me 4800 ton.

Vitin e kaluar në prodhim kanë qenë 9358 hektarë tokë, me një rënie të konsiderueshme në raport me vitet e mëparshme, ku në 2020 ishin 10.400 hektarë, ndërsa rendimenti i prodhimit në 115.9 kv/hektarë.

Vreshtaria dhe prodhimi i verërave cilësore shqiptare sot është kthyer në një element kyç për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Në 2023-shin Shqipëria është bërë shteti i 50-të në botë i anëtarësuar në Organizatën Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës (OIV), gjë që do ti japë më shumë mundësi prodhuesve për të depërtuar më shumë në tregjet e huaja, për të krijuar ura bashkëpunimi si dhe për tu njohur me kultivarë dhe teknologji të reja të prodhimit.

Po ashtu, ligji i ri i vreshtarisë i cili hyri në fuqi në vitin 2024, konsiderohet si një tjetër instrument në të mirë të sektorit, i cili vendos rregulla të reja, kontroll të shtuar si dhe pritet të ndikojë në rritjen formalizimit, i cili është problem kryesor.

Aktualisht tregu i verës në Shqipëri ndahet në 35 për qind prodhim vendas dhe 65 për qind import.

Por tendenca e viteve të fundit e qytetarëve dhe turistëve është konsumi i verërave “Made in Albania”, ç’ka ka sjellë dhe kërkesë në rritje për etiketat shqiptare.



 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat