Harta e rrezikut të investimeve, si renditet Shqipëria? Vendi pozicionohet ndër ekonomitë më të qëndrueshme në rajon

Visual Capitalist ka publikuar një studim në lidhje me vendet që paraqesin rrezikun më të madh për investime. Sipas të dhënave, hendeku midis ekonomive është i konsiderueshëm. Ndërsa një numër i vogël ekonomish të qëndrueshme kanë prime rreziku rreth 4-5%, vendet që përballen me konflikt ose kolaps ekonomik mund të kalojnë edhe mbi 30%, duke treguar se sa ndjeshëm ndryshojnë perceptimet e rrezikut në tregjet globale.
Sa i përket Shqipërisë, rezulton se vendi ynë renditet ndër shtetet me nivel relativisht të ulët rreziku për investime. Konkretisht, Shqipëria ka një rrezik investimi prej 8.9%, duke u pozicionuar e dyta në rajon. Serbia paraqitet si vendi me rrezikun më të ulët me 8.1%, ndërsa vendet me rrezik më të lartë investimi janë Mali i Zi dhe Bosnje &Hercegovina, me përkatësisht 10.1% dhe 12.6%.
Ndërkohë, sipas studimit, Europa nuk është homogjene për sa i përket nivelit të rrezikut. Vendet jugore, ekonomitë e të cilave u goditën rëndë nga kriza e borxhit e vitit 2009, kanë prime rreziku më të larta. Spanja dhe Portugalia janë në nivelin e rrezikut 5.8%, Italia në 6.7%, ndërsa Greqia arrin në 7.1%.
Si i mbështesin investitorët tregjet më të rrezikshme
Për të vlerësuar primin e rrezikut të investimit, studimi analizoi vlerësimin e kreditit të secilit vend dhe interesin shtesë që investitorët kërkojnë kur japin hua. Për vendet ku obligacionet qeveritare nuk janë të disponueshme ose nuk tregtohen në tregje financiare, vlerësimi është bazuar në ndryshimet e kthimeve të aksioneve në dy indekse të tregjeve në zhvillim.
Vendet më të rrezikshme janë zakonisht ato që përjetojnë luftëra, sanksione ose kolaps ekonomik. Bjellorusia, Libani, Sudani dhe Venezuela kanë secila prime shumë të larta rreziku për aksionet, rreth 30.9%. Nga ana tjetër, Kuba, Ukraina, Siria dhe Jemeni bëjnë pjesë në një grup vendesh me prime rreziku rreth 19.8%.
Vendet që konsiderohen më të sigurta për investime
Disa nga vendet që konsiderohen më të sigurta për investime përfshijnë Kanadanë, Gjermaninë, Zvicrënm, Singaporin, Suedinë dhe Holanda, të cilat kanë prime rreziku rreth 4.2%. Investitorët priren t’i trajtojnë këto ekonomi në mënyrë të ngjashme për shkak të stabilitetit të tyre ekonomik dhe financiar.
SHBA-ja ka një prim pak më të lartë prej 4.5%, i cili mund të pasqyrojë polarizimin e fundit politik dhe paqëndrueshmërinë më të lartë të aksioneve.
Ndryshohet ligji për kontabilitetin - Financat: Më shumë kontroll për kompanitë e mëdha, synohet transparencë
Ministria e Financave ka propozuar disa ndryshime në ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, me synim përmirësimin e cilësisë së raportimit......
Italia zgjat uljen e akcizës së karburantit - Vendimi i qeverisë, deri më 1 maj 1 litër do të kushtojë 24,4 cent më pak
Ulja e akcizës së karburantit në Itali, e miratuar më 18 mars për të kontrolluar çmimet, përfundon më 7 prill. Ndërkohë, Qeveria të premten e zgjati uljen......
62 ankesa për prokurimet publike në janar - Buletini i KPP: Shumica e tyre lidhen me vlerësimin e ofertave
Buletini i muajit të parë i Komisionit të Prokurimit Publik evidenton një numër të konsiderueshëm ankesash për procedurat e tenderimit, duke nxjerrë në pah......
7.6 miliardë lekë për personat me aftësi të kufizuara - Synohet punësim, aksesueshmëri dhe jetesë e pavarur
Personat me aftësi të kufizuara vijojnë të mbeten një nga grupet më të ekspozuara ndaj përjashtimit social dhe ekonomik në vend. Ministria e Shëndetësisë dhe......
Sa ton ar zotëron Banka e Shqipërisë? Rreth 1.54 gram për frymë në 2025. Jemi ndër vendet e fundit në Europë
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë, të përfshira në raportin vjetor për vitin 2025 tregojnë se totali i rezervës valutore të vendit fiksohet në 7.3......
Donald Trump i rikthehet tarifave tregtare - Deri në 100% për ilaçet e importuara. Modifikon ato për metalet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi vendosjen e tarifave shtesë për produktet farmaceutike të importuara dhe ndryshimin e tarifave ekzistuese për......
Si është mbyllur kjo javë ‘e trazuar’ për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh dhe ulje ngritjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave e mbyll këtë periudhë negativisht duke humbur pikë nga dita e djeshme......
Drejtori i Përgjithshëm prezanton drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, prezantoi drejtuesin e ri të Degës Doganore Sarandë, Ervis Mehmeti. Gjatë prezantimit, ai u ndal te......


