Harta e pasurive të konfiskuara të krimit - Lezha, rekord në 2025, zbret nga “froni” Tiranën. Cilat janë llojet e pronave që mori shteti?

Rreth 233 është numri i pasurive të konfiskuara të atyre shtetasve që kanë kryer vepra penale të trafikimit, korrupsionit apo krimit të organizuar, pasuri këto të cilat janë aktualisht në zotërim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK).
Vitin e kaluar ka pasur një numër më të ulët pasurish të konfiskuara se në 2024.
Gjithashtu, ndryshe nga viti 2024 ku shumica e pasurive ishin konfiskuar në Tiranë, duket se 2025 e ka ndryshuar hartën e konfiskimeve. Sipas katalogut të publikuar nga AAPSK, Lezha rezulton të ketë shënuar një rekord prej 56 pronash që i kanë kaluar shtetit pas konfiskimit me vendim gjykate.
Ndërkohë, në vend të dytë renditet Durrësi me 40 pasuri të konfiskuara, Tirana me 33, Vlora me 30 (vetëm qyteti pa rrethinat, pra jo qarku i plotë) dhe Berati me 18.
Nga viti në vit, pasuritë e konfiskuara janë të shumëllojshme, duke nisur që nga ndërtesa, apartamente, godina banimi, truall, toka arë, dyqane veshjesh, biznese të tipit bar-kafe, garazhe, bilardo, fast food, pastiçeri dhe shumë të tjera.
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara merr në dorëzim nga Policia e Shtetit dhe administron pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara nga grupet e krimit apo persona të tjerë. Këto pasuri të cilat kalojnë në duart e shtetit, mund të nxirren nga ky i fundit në shitje përmes ankandeve ose të jepen me qira.
Po ashtu, një numër i konsiderueshëm pasurish jepet për dëmshpërblimin financiar të viktimave të veprave penale të krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore, mund t'i kalojnë institucioneve shtetërore për përdorim si zyra ose të jepen për ripërdorim social.
Nga ana tjetër, vlerat monetare të konfiskuara mund të depozitohen në llogari bankare ose të investohen në bono thesari.
Agjentët AI: Si Inteligjenca Artificiale po krijon 'Punonjësin Digjital' për bizneset – InfoSoft Business Solutions
Në ekosistemin aktual të biznesit, Inteligjenca Artificiale ka tejkaluar fazën e të qenit thjesht një mjet për gjenerim idesh dhe komunikim. Sot, po kalojmë......
Trump krijon “Bordin e Paqes” për Gazan - Shtetet anëtare firmosin aderimin në këtë organizëm
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, krijoi Bordin e Paqes, i cili fillimisht u përqendrua në forcimin e armëpushimit në Gaza, por që sipas tij, mund të marrë......
Gazet serrë, detyrime të reja dhe kosto për bizneset - Sistemi i ri i monitorimit të shkarkimeve, pritshmëri për më shumë transparencë mjedisore
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik projektvendimet që do të mundësojnë zbatimin e ndryshimeve në ligjin “Për ndryshimet klimatike”, duke......
Ndërtimi, 200 euro rritje page për punonjës - Minimalja nis nga 600 euro, preken me detyrim 55% e të punësuarve
Sektori i ndërtimit, një nga motorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, po përballet me kontrolle fiskale nga administrata tatimore, pasi të dhënat zyrtare......
Mesatarisht 185 fluturime në ditë nga TIA gjatë 2025-ës/ Londra mbetet destinacioni kryesor e ndjekur nga Bergamo dhe Roma
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës vijon të mbetet një nga pikat më të rëndësishme të transportit në vend, si për nga fluksi i pasagjerëve ashtu edhe për nga......
Garancia Rinore, mbi 3000 aplikime në 2025-ën/ AKPA: Përgjatë 2026-ës, programi do të pilotohet në nivel kombëtar
Në vitin 2025, programi Garancia Rinore ka ofruar mundësi të mëdha për të rinjtë në Shqipëri, duke i mbështetur ata në zhvillimin e karrierës dhe integrimin......
“Ekonomia botërore po përballet me rreziqe të reja” - Kreu i BQE, Lagarde: Kërcënimi numër 1 është fragmentimi gjeopolitik
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, thotë se ekonomia botërore po përballet me rreziqe të reja, pavarësisht se disa parashikime për......
Gati marrëveshja për “Kupolën e Artë” dhe mineralet - Njoftimi i Trump pas takimit me Rutte. Nuk do të vendosen tarifa për BE
"Ngrirje" në mosmarrëveshjen për Grenlandën? Mbrojtja e Trump nga Davosi - "Marrëveshja" dhe "Kupola e Artë" Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një......


