Harta e kursimeve bankare në Shqipëri - Tirana “pa rival”, mban gati gjysmën e depozitave kombëtare në 2025. Durrësi, i dyti

Tirana vijon të kryesojë bindshëm listën e qarqeve me nivelin më të lartë të kursimeve bankare, ndërsa Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça mbeten ndër qarqet me depozitat më të ulëta.
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se kursimet janë përqendruar kryesisht në qendrat e mëdha urbane, me diferenca të qarta mes qarqeve. Në të njëjtën kohë, ka ndryshuar edhe mënyra se si qytetarët dhe bizneset i mbajnë paratë në banka, me një rritje më të dukshme të depozitave në lekë gjatë vitit 2025, ndërsa euro vijon të ruajë peshë të konsiderueshme, veçanërisht në qarqet me aktivitet më të lartë ekonomik.
Qarku i Tiranës mbetet pa konkurrencë në krye të listës së kursimeve. Vetëm në fund të vitit 2025, depozitat në Tiranë arrijnë gati 892 miliardë lekë, ose pothuajse gjysmën e totalit kombëtar. Krahasuar me fillimin e vitit 2024, Tirana ka shtuar mbi 120 miliardë lekë depozita, duke reflektuar përqendrimin e aktivitetit ekonomik, pagave dhe bizneseve.
Pas Tiranës renditet Durrësi, me afro 131 miliardë lekë depozita, i ndjekur nga Vlora dhe Fieri, që shfaqin rritje të qëndrueshme gjatë gjithë periudhës 2024–2025. Në anën tjetër të tabelës, qarqet me nivelin më të ulët të kursimeve mbeten Lezha, Shkodra, Elbasani dhe Korça, ku depozitat janë dukshëm më të vogla, por gjithsesi në rritje graduale nga një vit më parë.
Sa i përket mënyrës se si mbahen kursimet, monedha e huaj, kryesisht euro, vijon të ketë peshë të madhe, sidomos në Tiranë, Durrës dhe zonat turistike si Vlora. Megjithatë, vërehet një forcim i depozitave në lekë gjatë vitit 2025. Në nivel kombëtar, depozitat në lekë janë rritur më shpejt se ato në valutë, një sinjal se qytetarët dhe bizneset po i besojnë më shumë monedhës vendase dhe po shmangin riskun e kursit të këmbimit.
Në fund të vitit 2025, depozitat në lekë kalojnë 425 miliardë lekë vetëm në Tiranë, ndërsa edhe qarqe si Durrësi, Fieri dhe Vlora shënojnë rritje të dukshme në kursimet në monedhën vendase.
Qeveria miraton amnistinë penale - 447 persona lirohen menjëherë nga burgu. Ulet dënimi për 853 të dënuar
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për amnistinë penale, që parashikon lirim të menjëhershëm nga burgu për 447 persona dhe ulje......
Të huajt, kërcënim për punësimin vendas? Sipas SecuriMeter, 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar nga punonjësit nga jashtë
Vitet e fundit, edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor ka parë një prani të shtuar të të huajve, kryesisht për arsye punësimi, por edhe për qëllime të tjera në......
Vetëm 33% e kompanive, të informuara për reformat - Ku duhet të kërkojnë “ndihmë” bizneset shqiptare për t’u përshtatur me BE-në?
“Ministria e Ekonomisë është angazhuar në mënyrë aktive, me planin e sensibilizimit dhe të informimit të bizneseve lidhur me procesin dhe lidhur me çfarë......
Cili qark merr më shumë “borxh”? Kredia, konsumi ecën më shpejt se banesat. Elbasani shënoi rritjen më të lartë
Huatë për individët në Shqipëri shënuan një rritje të fortë në fund të tremujorit të katërt të vitit 2025, duke arritur në 371.2 miliardë lekë, ose 19.9% më......
Ibrahimaj në Katar – Në fokus bashkëpunimi ekonomik, investimet dhe nxitja e inovacionit mes dy vendeve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e cila zhvilloi një vizitë zyrtare në Katar, u takua me Kryeministrin dhe Ministër i Punëve të......
Votohet Ligji i Ri i Emigracionit në Greqi - Rinovim automatik për disa kategori, rritet kohëzgjatja e ‘Blue Card’
Me shumicë votash, Kuvendi i Greqisë ka miratuar projektligjin “Promovimi i Politikave të Migracionit të Ligjshëm”, me të cilin qeveria synon të krijojë një......
“TrumpRx.gov, ilaçe më të lira për amerikanët” - Presidenti Trump zbulon faqen e re të internetit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, zbuloi TrumpRx.gov, një faqe interneti që synon t'u ofrojë konsumatorëve qasje në ilaçe me recetë me zbritje dhe një......
Si përllogaritet sigurimi i detyruar nga përmbytjet? - Formula/ Merren në konsideratë zonat, lartësia e ndërtesës dhe cilësia
Ndryshe nga sigurimi i tërmeteve, detyrimi ligjor për t’u siguruar nga përmbytjet nuk do të shtrihet në të gjithë vendin, por vetëm në ato zona me risk të......


