Shqipëria Postuar më 29 Janar 2025, 14:56

“Harry Fultz”, partneritet me Institutin e Teknologjisë Rochester - Rama: Studentët do marrin edukim të nivelit më të lartë ndërkombëtar

Nga Diamila Leka

“Harry Fultz”, partneritet me Institutin e Teknologjisë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe e Sportit Ogerta Manastirliu,ishin të pranishëm në institutin “Harry Fultz”, ku formimi akademik dhe profesional tashmë do të ketë një tjetër vlerë me Institutin e Teknologjisë Rochester (RIT), i cili renditet ndër universitetet më të mira në SHBA.

“Synohet edhe këtu me këtë marrëveshje të institute “Harry Fultz” me Institutin Teknologjik të Rochesterit, pra dhënien e mundësisë së studentëve dhe nxënësve shqiptarë, që në Shqipëri të mund të marrin një edukim të nivelit më të lartë ndërkombëtar, edhe në fund fare mund të marrin edhe një diplomë e cila është e njëjta diplomë 100% e barazvlefshme me diplomën që merret në institucionin përkatës në Institutin e Teknologjisë së Rochesterit.”

Sipas ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu ky institucion prestigjoz do të kontribuojë në ridimensionimin e ofertës universitare.

“Akademia Amerikane e Teknologjisë së Tiranës është institucioni më i ri, i cili do të hapë dyert në shtator të vitit 2025 me dy programet e para të studimit. Ne jemi krenarë që tashmë të gjithë kolonës së institucioneve të arsimit të lartë i shtohet edhe ky institucion prestigjioz, që vjen në fakt në kuadër të gjithë qëllimit tonë strategjik për të ridimensionuar ofertën universitare, për ta zgjeruar atë, për ta bërë më të larmishme, por mbi të gjitha më cilësore dhe me standarde ndërkombëtare”.

Për kreun e Bordit të Drejtoreve të “Harry Fultz”, Edmond Leka Instituti i Teknologjis Rochester është një element i rendësishëm dhe se ka një prezecë ndërkombëtare.

“Fati na solli në “Rochester Institute of Technology” dhe kjo është një zgjedhje perfekte për atë që ne donim. Është një institut amerikan që ka një prezencë ndërkombëtare dhe që është një element i rëndësishëm në dy aspekte: të jesh pjesë e një rrjeti global është një vlerë edhe në prezencën ndërkombëtare. Pra, ata nuk mund t’i ftosh të dalin nga Amerika nëse nuk ka një strategji globale. Ky institut ka një reputacion të mirë në fushën e inxhinierisë ku duam të kemi ofertë për studentët tanë dhe kjo ishte e rëndësishme për ne.”

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat