Hapet zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë! - Hasani: Një mjet i drejtpërdrejtë për të qenë më pranë qytetarëve tanë!
Sot u përurua zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, një strukturë e re konsullore që synon t’i shërbejë më mirë qytetarëve shqiptarë në këtë zonë dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.
Në ceremoni morën pjesë ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë me Jashtë i Maqedonisë së Veriut, Timco Mucunski, si dhe përfaqësues të autoriteteve vendore, trupit diplomatik dhe komunitetit shqiptar.
Hasani e cilësoi hapjen e konsullatës si një veprim konkret për të ofruar shërbime konsullore më të aksesueshme për qytetarët dhe për të lehtësuar procedurat në periudha me fluks të lartë, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
“Kjo zyrë është një mjet i drejtpërdrejtë për të qenë më pranë qytetarëve tanë dhe për të ndërtuar bashkëpunim praktik në fusha me interes të ndërsjellë”, u shpreh ai.
Ai shtoi se konsullata do të ndihmojë gjithashtu në forcimin e lidhjeve mes institucioneve dhe komuniteteve në të dy vendet, duke krijuar hapësira për bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe arsimor.
Ministrat Hasani dhe Mucunski zhvilluan gjithashtu një takim dypalësh ku diskutuan mbi bashkëpunimin rajonal, procesin e integrimit në BE dhe zhvillimet aktuale në Europën Juglindore.
Të dy palët riafirmuan angazhimin për të çuar përpara marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në mënyrë pragmatike dhe të qëndrueshme.
Konsullata e re do të mbulojë zonat e Strugës, Ohrit, Manastirit, Kërçovës, Dibrës, Gjevgjelisë dhe Resnjës.

Situata e zjarreve në vend/ AKMC: 25 vatra zjarri të raportuara, 4 ende aktive!
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot mbi situatën e zjarreve në rang vendi dhe më konkretisht gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra......

Pasuritë e paluajtshme “magnet” për investitorët e huaj - 3 mujori shënon rekord/ 362 milionë euro IHD, kryeson Turqia
Shqipëria vijon të konfirmohet si një destinacion me potencial të lartë për investime. Fluksi i investimeve të huaja direkte në Shqipëria ka shënuar rekord......

Shqiptarët, më pak kërkesa për azil në BE - Ministria e Brendshme: Nga janari në maj 3261 shtetas të kthyer
Gjithnjë e më shumë po bie numri i shqiptarëve që refuzohen në kufijtë e vendeve të Bashkimit Europian. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, gjatë......

Ndryshimet e pagave në Evropë - Cilat profesione kanë shënuar rritjet më të mëdha?
Pagat reale në disa nga ekonomitë kryesore të Evropës kanë shënuar rritje të qëndrueshme gjatë vitit 2025. Megjithatë, kjo rritje ka qenë e ndryshme sipas......

Inflacioni i qershorit arrin në 2.4%/ Rritja e kërkesës turistike ndikon në çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Qershor 2025 arriti në nivelin 119,2, duke u marrë si pikë reference muajin Dhjetor 2020. Në këtë periudhë,......

Trump “sfidon” gjigantët e televizionit - Lideri amerikan prezanton platformën televizive Truth+
Trump Media ka lançuar platformën televizive Truth+, në bashkëpunim me rrjetin Newsmax. Kompania paralajmëron gjithashtu shërbime të reja financiare dhe......

Shqipëria, kampione e Europës për familjet me fëmijë/ Më shumë se 6 në 10 familje ndajnë tryezën me gjeneratën e ardhshme
Shqipëria mban rekordin në Europë për përqindjen më të lartë të familjeve me fëmijë. Sipas të dhënave më të fundit krahasuese nga INSTAT dhe EUROSTAT të......

Shqiptarët më jetëgjatët në Ballkan/ Jetojmë mesatarisht 79 vite, femrat kryesojnë edhe me më shumë
Një raport i fundit i publikuar nga Worldometer hedh dritë mbi jetëgjatësinë mesatare të njerëzve në vende të ndryshme të botës, duke përfshirë të dhëna......