Shqipëria Postuar më 2 Korrik 2025, 16:56

Hapet zyrtarisht Green Coast Hotel – MGallery Collection, hoteli i parë me 5 yje + në rivierën shqiptare, në Green Coast.

Nga SCAN TV

Hapet zyrtarisht Green Coast Hotel – MGallery Collection, hoteli i

Ky investim madhor është rezultat i partneritetit mes Grupit BALFIN dhe Accor, një nga rrjetet më të njohura globale të hotelerisë. Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm figura të shquara, CEO-ja e Sofitel, MGallery & Emblems, Maud Bailly , Zv.Kryeministrja Belinda Balluku, si dhe mjaft politikanë të tjerë, diplomatë dhe artistë.   Fjalën e parë përshëndetëse e mbajti themeluesi dhe Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane. 

“Sot është një moment që shënon një hap strategjik për ambicien tonë të përbashkët për ta vendosur Shqipërinë fort në hartën globale të turizmit elitar.” 

“Të sjellësh një brand të ri në një vend është një moment patriotik, që drejton Shqipërinë drejt mundësive të reja për bum turistik.”

Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku, u shpreh se qeveria shqiptare do të jetë gjithnjë krah investimeve që mbështesin objektivat strategjikë të turizmit të vendit. 

“Tashmë është radha jonë të bëjmë më të mirën, në përputhje me të gjitha nevojat që industria e turizmit ka në Shqipëri.”

 Green Coast Hotel-MGallery Collection ofron 131 dhoma dhe suita luksoze, të gjitha me pamje nga deti Jon, një spa moderne dhe 4 restorante të rafinuara. Hoteli, ka krijuar mbi 500 vende pune dhe pritet të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e ekonomisë lokale.

Analiza 2 Korrik Eldiona Serani

Sa kushton parkingu? SCAN Intel analizon kostot

Përdorimi i makinës është kthyer në një nevojë bazë për shumicën e njerëzve, por bashkë me përdorimin e saj vijnë edhe disa kosto të tjera. Përveç taksave......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat