Hapet Ura e Milotit pas përforcimit të themeleve, Ministri Karakaçi: Lehtëson qarkullimin për veriun e vendit

Hapet për qarkullimin e automjeteve ura e Milotit. Në muajin korrik të vitit të kaluar në këtë vepër, e cila ka një gjatësi prej 781 ml, u konstatuan problematika në këmbët mbajtëse dhe për arsye sigurie u vendos ndalimi i qarkullimit të automjeteve. Menjëherë, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës u hartua projekti i ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen e themeleve të kësaj ure. Me përfundimin e punimeve qarkullimi është rihapur.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli inspektoi ndërhyrjet e realizuara në këtë vepër e cila lehtëson qarkullimin e automjeteve që vijnë kryesisht nga veriu i vendit, duke shfryrë njëkohësisht edhe trafikun që krijohet në aksin rrugor Lezhë-Milot.
“Në nëntor filluan punimet për stabilitetin e këmbëve mbajtëse. U fillua me pastrimin dhe nivelimin në bazamentin e pilotave, më pas u realizua edhe betonimi i tyre për të bërë edhe lidhjen midis pilotave, ndërkohë që u morr edhe një masë e tretë shtesë mbrojtjeje që ishte me mure gabion për të mbrojtur betonimin që u realizua si masë shtesë”, sqaroi Kozeli referuar punimeve të realizuara në këtë urë.
Ministri Karakaçi vlerësoi bashkëpunimin mes ARRSH dhe Universitetit të Tiranës, si një hap i rëndësishëm dhe që po konsolidohet ndërsa theksoi se ura e Milotit ju shërben jo vetëm banorëve të zonës, por ndikon gjithashtu ndjeshëm edhe në shfryrjen e trafikut veçanërisht gjatë sezonit turistik ku fluksi i automjeteve rritet ndjeshëm. “Keni bashkëpunuar me Universitetin e Tiranës, edhe ky është një element i rëndësishëm dhe që duhet theksuar, pasi Universiteti i Tiranës tashmë është gjithmonë e më tepër i përfshirë në të gjitha detyrat e studimeve të projektimit të institucioneve tona shtetërore”, tha Karakaçi.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë tha se fundi i vitit të kaluar dhe dy muajt e parë të këtij viti kanë regjistruar reshje shiu me shumë intensitet dhe për periudha të gjitha pandërprerje, për pasojë, janë evidentuar disa problematika në të cilat është ndërhyrë menjherë dhe tashmë në prag të sezonit turistik të gjitha akset janë të aksesueshme për të gjithë, ndërsa është avancuar edhe në kantieret që janë në proces. “Në hyrje të sezonit veror ne duhet të përgatisim të gjitha masat e nevojshme që ky sezon, aty ku kemi mundësi të na gjejë të përgatitur dhe të kemi lirshmëri qarkullimi”, u shpreh Karakaçi.
Malaj takim me ekipin e Bankës Botërore - Diskutime mbi bashkëpunimin dypalësh
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim pune me një ekip të Bankës Botërore, i përbërë nga Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin......
Paketa e Maleve, miratohen zonat prioritare në 7 bashki
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur sot se qeveria ka miratuar zonat prioritare në shtatë bashki në kuadër të Paketës së......
Çmim tavan për karburantet? - Karakaçi: Po monitorojmë tregun, kemi gati Bordin e Transparencës
Rritja e aktuale e çmimit të naftës në Shqipëri, ende nuk konsiderohet aq problematike sa për të ndërhyrë në treg. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë,......
Rikonstruksion i tre rrugëve në Sarandë - Bashkia hap garën, infrastrukturë cilësore për pushuesit dhe banorët
Bashkia Sarandë ka shpallur hapjen e garës për rikualifikimin e disa rrugëve të brendshme në zonën e njohur si “Lugu i Dardhës”, një nga hapësirat me......
Inteligjenca Artificiale në punë, ku renditet Shqipëria? SHBA kryeson globalisht, ndërsa rajoni paraqet diferenca të dukshme
Claude AI, një inteligjencë artificiale e zhvilluar nga Anthropic, po fiton gjithnjë e më shumë përdorim në mbarë botën, veçanërisht në ambientet e punës ku......
Objektiva më ambiciozë për klimën - Nga energjia, te bujqësia e mbetjet. Masa të reja për frenimin dhe përshtatjen
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik draftin e Kontributit Kombëtar të Përcaktuar 3.0, dokumenti strategjik që përcakton objektivat e vendit......
80 biznese ofrojnë mbi 2 mijë vende të lira pune - Ribaj: Nevoja për një urë të re bashkëpunimi mes shtetit dhe sipërmarrjes
Tregu i punës në Shqipëri po kalon përmes një faze dinamike ku kërkesa për forcë punëtore mbetet e lartë. Në panairin e fundit, rreth 80 biznese kanë......
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, çeli aktivitetin e organizuar në Tiranë, në kuadër të kryesimit të CEFTA-s nga Shqipëria për vitin......


