Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë - Afati i aplikimit deri më 12 dhjetor 2024
Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin njofton hapjen e thirrjes për punësimin e ekselentëve në administratën shtetërore.
DAP fton të rinjtë të cilët kanë përfunduar nga viti 2021 studimet Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor ose Master Profesional, me mesatare 9.00-10.00, u jepet mundësi punësimi me kontratë të përkohshme 1 vjeçare në institucionet e administrates shtetërore. Ky mekanizëm synon nxitjen e studentëve ekselentë të bëhen pjesë e administratës publike për punësimin e përkohshëm për 1 vit, duke i ndihmuar në zhvillimin e aftësive profesionale dhe orientimin e karrierës së tyre.
Ndërkohë pozicionet përfshijnë role në sektorë të ndryshëm si doganat, menaxhim të trashëgimisë kulturore, inspektor në miniera, përkthyes, menaxhim të burimeve ujore etj.
DAP bën me dije se në datën 07.01.2025 do të shpallen në faqen zyrtare të internetit dhe në platformën “punetembare.al” lista e kandidatëve të kualifikuar, duke i renditur ata sipas pikëve që kanë grumbulluar bazuar në metodologjinë e vlerësimit të përcaktuar, dhe grupet e pozicioneve në të cilat ata kanë të drejtë të përzgjedhin pozicionin e punës, sipas kriterit të nivelit dhe llojit të diplomës që kërkon pozicioni.
Gjithashtu, kandidatët e kualifikuar kanë të drejtën e përzgjedhjes midis pozicioneve për grupet për të cilat janë kualifikuar, sipas renditjes së tyre duke filluar nga ai me më shumë pikë.
Afati i aplikimit është i hapur deri më datë 12.12.2024 dhe përfshin 153 pozicione vakante në 80 institucione shtetërore, në 12 qarqe të Shqipërisë. Kjo thirrje synon të nxisë integrimin e të rinjve ekselentë në sektorin publik dhe të mbështesë orientimin e tyre profesional.
Sondazh

80% e lodrave të importuara në BE, nga Kina - Gjermania, Franca e Holanda janë destinacionet kryesore të importeve
Sezoni i festave po afrohet, dhe lodrat zënë një vend të rëndësishëm në listën e blerjeve. Të dhënat e tregtisë globale ndihmojnë për të kuptuar se si këto......

Putin nënshkruan traktatin e sigurisë me Bjellorusinë, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore!
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një traktat që ofron garanci sigurie për Bjellorusinë, duke përfshirë përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore......

Rusia rrit tarifat për eksportet e grurit - Kremlini ul kuotat për të stabilizuar çmimet dhe furnizuar tregun vendas
Rusia ka rritur tarifat për eksportet e grurit me më shumë se 18 për qind, në 34,71 dollarë për ton metrik, duke filluar nga 4 dhjetori, njoftoi Ministria......

Buxheti 2025, Gonxhja: Rritet mbështetja për kulturën, inovacionin dhe arsimin profesional
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se buxheti për vitin 2025 për ministrinë që ai......

Mali i Zi, 5.7 mld USD ndaj ndryshimeve klimatike - BB: Fatkeqësitë natyrore “kërcënojnë” prodhimin ekonomik me 7.9%
Mali i Zi duhet të investojë 5.7 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike, pasi fatkeqësitë e lidhura me klimën......

Zbardhet projektligji për faljen e gjobave - Parashikohet edhe lehtësimi i procedurave dhe ulje e tarifave vendore
Projektligji i sjellë nga Partia Socialiste për faljen e gjobave të ndërtimeve pa leje në zonat rurale shkaktoi debate të ashpra në seancën plenare të së......

RMV, dyfishohen investimet e huaja direkte - Fluksi i IHD-ve arriti në 840 milionë euro në periudhën janar-shtator
Investimet e huaja direkte (IHD) në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar një rritje të konsiderueshme gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024. Sipas të......

Sa taksa paguajnë shqiptarët mbi pagat që marrin? - Aksioni antiinformalitet dhe reforma në administratë rritën me 65 mln euro të ardhurat
Rritja e pagave në administratën publike i ka kthyer një pjesë të parave në buxhet, për shkak të tatimit më të lartë që kanë paguar punonjësit. Referuar të......