Shqipëria Postuar më 15 Prill 2025, 10:20

Hapet thirrja për programin e të Nxënit në Vendin e Punës - Subvencione, mundësi për të rinjtë dhe bizneset

Nga Ernilda Luzi

Hapet thirrja për programin e të Nxënit në Vendin e

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje thirrje të rinjve dhe punëdhënësve të bëhen pjesë e programit të Nxënit në Vendin e Punës, i cili është një program i ri i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive. Programi konsiderohet si ura që lidh të rinjtë me tregun e punës dhe ndihmon bizneset të gjejnë talente të reja.

Ndërkohë, ky program u vjen në ndihmë të rinjve nga mosha 15-29 vjeç që nuk janë në arsim, punësim apo trajnim dhe që janë në kërkim të mundësisë, për të ndërtuar rrugëtimin profesional.

Por si funksionon ky program?

Programi i ofron të rinjve formim dhe praktikë profesionale pranë një biznesi, për një periudhë 3 deri 6 muaj, si dhe pagesë për pjesëmarrje në vlerën 80% të pagës minimale në gjysëm e parë të kohëzgjatjes dhe 100% në pjesën e mbetur. Ky program ofron subvencionim për shpenzimet e transportit, punësim të garantuar për 6 muaj pas trajnimit.

Ndërsa, për punëdhënësin programi i të Nxënit në Vendin e Punës ofron subvencionim për instruktorin, si edhe rimbursim të sigurimeve shoqërore, shëndetësore për pjesëmarrësit gjatë periudhës së punësimit.

Nga ana tjetër, programi i të nxënit në vendin e punës, sipas skemës së Garancisë Rinore do të zbatohet në 3 qytete: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Punëdhënësit kanë të drejtë të dërgojnë kërkesën për aplikim për përfshirjen, minimalisht, të një grupi deri në 5 punëkërkuesish të papunë, në varësi të kapaciteteve infrastrukturore, njerëzore dhe vendeve të lira të punës.

Po kështu, për të marrë statusin e punëkërkuesit të papunë, qytetarët duhet të jenë të gatshëm për punë dhe duhet të paraqiten në Zyrën e Punës, si dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara sipas ligjit, për regjistrimin si punëkërkues i papunë.

Të gjithë individët e interesuar mund të aplikojnë nëpërmjet portalit e- albania.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat